LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Gjatë Qeverisë Haradinaj janë rritur investimet e huaja

Selimi: Gjatë Qeverisë Haradinaj janë rritur investimet e huaja

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, Selim Selimi ka thënë se Qeveria Haradinaj ka përgatitur terrenin për investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria Haradinaj ka pasur stabilitet ekonomik dhe ka rritur investimet e huaja dhe të hyrat buxhetore.

“Kemi vendosur parametrat që të kemi ngritje më të madhe ekonomike pasi janë drejtuar investimet ka shtimi i vendeve të punës. Nuk ka askush shkop magjik që të bëj rritje ekonomike 8% apo të bëjë punësimin e kaq apo aq personave”.


Këshilltari i Haradinajt ka thënë se kjo qeveri ka zhvilluar prodhimin vendor sidomos me taksën 100%.

Ai ka thënë se është gabim të presim zhvillim ekonomik nga ndërmarrjet publike përfshirë edhe nga Trepça.

“Për atë arsye Trepçës i është dhënë statusi që të jetë konkurruese në treg. Nuk e ka pasur atë status, i është dhënë”.

Selimi ka thënë se sektori privat duhet t’i prijë zhvillimit ekonomik e jo sektori publik.

Lekaj: LDK, PDK e Vetëvendosje janë kundër Autostradës së Dukagjinit, ta shohim a mund të marrin vota në atë rajon
Lexo po ashtu Lekaj: LDK, PDK e Vetëvendosje janë kundër Autostradës së Dukagjinit, ta shohim a mund të marrin vota në atë rajon

Ai ka folur edhe për punësimet duke thënë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim nga qeverisjet e kaluara madje sipas tij është bërë përzgjedhje më e mirë në borde./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori