LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë “O Sa Mirë” për paraqitjen e aktorëve në debatin politik: Ata nuk na përfaqësojnë ne, shkuan pa marrë leje në emision

Reagojnë “O Sa Mirë” për paraqitjen e aktorëve në debatin politik: Ata nuk na përfaqësojnë ne, shkuan pa marrë leje në emision

Një debat i zhvilluar në emisionin “Debat +” të mërkurën në mbrëmje ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Kjo pasi të ftuar në këtë emision ishin modelja Arta Nitaj, aktorët Fisnik Ademi dhe Jeton Zogiani, si dhe parukieri Kaci, të cilët kanë komentuar situatën politike aktuale në vend.

Ndonëse secili prej tyre tashmë i përkasin subjekteve të ndryshme politike në vend, ata u panë nga publiku dhe kritikuesit në rrjetet sociale si zgjedhja jo e duhur për paraqitjen në emisione të tilla.


Vëmendje të madhe kanë marrë kryesisht Arta, Fisniki dhe Jetoni, të cilët për publikun njihen si ndër personazhet me më së shumti bujë në hit serialin “O Sa Mirë”.

Fisnik Ademi dhe Jeton Zogiani në emisionin “Debat +” (Foto: RTV Dukagjini/YouTube)

Marrë parasysh faktin që njihen prej kohësh dhe vijnë nga i njëjti prodhim televiziv, komentet e shumta në rrjetet sociale dhe talljet filluan edhe në llogari të serialit “O Sa Mirë”.

Stafi i këtij seriali, duket të jenë shumë të revoltuar me faktin se janë kryqëzuar me pa të drejtë nga publiku, veçanërisht në rrjetet sociale, ku komentet dhe sharjet e shumta në drejtim të tyre nuk munguan.

Arta Nitaj në emisionin “Debat +” (Foto: RTV Dukagjini/YouTube)

Telegrafi ka kontaktuar me producentin e “O Sa Mirë”, Fisnik Vejsa, i cili në një prononcim ka treguar se pjesëmarrja e secilit prej artistëve të serialit të tij në emision, ka qenë individuale dhe nuk ka lidhje me punën e tyre në serial.

“Si staf i “O Sa Mirë” mund t’ju tregojmë se secili artist që ka qenë prezent në atë emision për të komentuar çështjet politike në vend, përfaqëson individin e tij dhe jo serialin. Komentet e shumta në rrjetet sociale dhe fyerjet në drejtimin tonë janë pa vend, sepse pavarësisht që ata kanë qenë pjesë e “O Sa Mirë”, ata nuk shprehin qëndrimet tona”, ka thënë Vejsa për Telegrafin.

Pas kritikave në rrjetet sociale për paraqitjen e dobët në TV, reagon Arta Nitaj: Kërkoj falje që ua paskam prishur rehatinë
Lexo po ashtu Pas kritikave në rrjetet sociale për paraqitjen e dobët në TV, reagon Arta Nitaj: Kërkoj falje që ua paskam prishur rehatinë

Tutje, ai ka treguar se secili prej tyre nuk ka marrë leje për pjesëmarrje në këtë emision, ndonëse të pasurit marrëveshje me një serial, e parasheh një gjë të tillë marrë parasysh ruajtjen e imazhit që duhet të kesh ndaj programit televiziv që i përket.

“E përsëris që ne nuk kemi lidhje me pjesëmarrjen e asnjërit prej tyre në atë emision. Ata nuk kanë marrë leje, pavarësisht se duhet ta bënin një gjë të tillë. Por, sido që të jetë do të kujdesemi që të marrin vërejtjet e duhura. E rëndësishme është që publiku ta kuptojë se “O Sa Mirë” nuk shpreh mbështetje për asnjë parti, dhe ka qëndrim të paanshëm sa i përket politikës”, ka treguar producenti i “O Sa Mirë”.

Foto: O Sa Mirë/Facebook

Përderisa Arta Nitaj dhe Fisnik Ademi nuk janë tashmë pjesë e “O Sa Mirë”, Telegrafi merr vesh nga burime pranë serialit, se me inkuadrimin e tij në politikë, producentët po shqyrtojnë largimin edhe të Jeton Zogianit nga prodhimet e tyre kinematografike.

Gjatë periudhës së tyre shumëvjeçare në serial, Arta ka pasur rolin e ‘Xhesikës’, Fisniku të ‘Hetemi’ dhe Jetoni të ‘Hakiut’ përkatësisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Kalo në kategori