LAJMI I FUNDIT:

Thonë se iu mohua e drejta për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, një grup nxënësish protestuan para KSHC-së

Thonë se iu mohua e drejta për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, një grup nxënësish protestuan para KSHC-së

Një grup nxënësish, të cilët kanë aplikuar në Fakultetin e Mjekësisë, sot kanë protestuar para zyrës së KShC-së për shkak se kjo e fundit ka kundërshtuar vendimin e ministrit Bytyqi për rritjen e numrit të studentëve të rinj që do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë.

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë lë në rrugë 75 nxënës, të indinjuar thonë se do ta braktisin Kosovën
Lexo po ashtu Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë lë në rrugë 75 nxënës, të indinjuar thonë se do ta braktisin Kosovën

Nxënësja Vlera Halili njëherësh kandidate për drejtimin Mjekësi e Përgjithshme ka thënë se nuk janë të informuar se mbi çfarë baze është marrë vendimi nga KSHC.

“Nuk jemi të informuar nga askush në çka është bazuar vendimi për mohim nga ana e KShC-së pas shpalljes së tij në media. Nuk duam të jemi pre e hatër-mbetjeve të personave apo institucioneve të caktuara. Shkaku i këtyre mosmarrëveshje ne sot kemi mbetur në rrugë, pa zgjidhje, duke qenë se na kanë humbur afatet e aplikimit nëpër universitetet tjera për drejtimin Mjekësi e Përgjithshme”, ka thënë ajo.


Nxënësit paralajmëruan se në fillim të javës tjetër do të mbajnë grevë urie para zyrës së KShC-së nëse numri i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë nuk rritet.

Kujtojmë se në vendimin të cilin e kishte marrë ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, thuhej se numri i studentëve do të rritej në Mjekësinë e Përgjithshme, prej 150 studentë sa ka aktualisht, të rritet edhe për 75 studentë të rinj; Infermieri prej 50 studentë sa ka aktualisht, të rritet edhe për 59 studentë të rinj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori