LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi kërkoi zbatimin e vendimit për rritjen e numrit të studentëve të rinj në mjekësi

Ministri Bytyqi kërkoi zbatimin e vendimit për rritjen e numrit të studentëve të rinj në mjekësi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, prorektorët Hysen Bytyqi dhe Merita Koçnaj- Berisha, si dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me situatën e krijuar për regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Mjeksësisë për vitin e ri akademik 2019/2020.


Sipas njoftimit për media Bytyqi tha se UP, përkatësisht Fakulteti i Mjeksësisë, duhet që sa më parë të implementojnë vendimin e MAShT-it lidhur me rritjen e numrit të studentëve të rinj në dy drejtime të këtij fakulteti.

Vendimi i MASHT-it për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë ende nuk është zbatuar
Lexo po ashtu Vendimi i MASHT-it për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë ende nuk është zbatuar

“Vendimi për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, përkatësisht drejtimet Mjekësi e Përgjithshme dhe Infermieri, është marrë në bazë të kërkesës së UP-së. Një vendim i tillë është marrë në bazë të kompetencave ligjore që ka Ministria, por edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke e konsisderuar si politikë arsimore me interes nacional”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës ministri Bytyqi kërkoi që sa më parë të fillojë së zbatuari vendimi, ndërsa përfaqësuesit e UP-së dhe FM-së u shprehën të gatshëm të respektojnë vendimin e MAShT siç është e paraparë ne vendim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori