LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha ndeshjet në La Liga do ta mbajnë nga një minutë heshtje në nderim të vajzës së Enriques

Të gjitha ndeshjet në La Liga do ta mbajnë nga një minutë heshtje në nderim të vajzës së Enriques
Luis Enrique (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet në ligën e parë dhe në atë të dytën do ta mbajnë nga një minutë heshtje në nderim të vajzës së Luis Enriques, Xana.

Ish-trajneri i Spanjës  u largua nga kombëtarja në muajin qershor për arsye personale, por që kishte humbur edhe tri ndeshjet e fundit.

Strategu 49-vjeçar ka konfirmuar të enjten e kësaj jave se vajza e tij nëntë vjeçare ka ndërruar jetë pas sëmundjes së kancerit.


0.

Federata spanjolle ka konfirmuar se në të gjitha ndeshjet e ligës së parë dhe asaj të dytë do të mbahet një minutë heshtje në nderim të vajzës së ish-trajnerit të Barcelonës.

Rasti misterioz i Enriques: La kombëtaren në katër të mëngjesit i shoqëruar nga një psikolog
Lexo po ashtu Rasti misterioz i Enriques: La kombëtaren në katër të mëngjesit i shoqëruar nga një psikolog

“Një minutë heshtje do të mbahet në La Liga Santander dhe në La Liga Smart Bank në këtë fundjavë në kujtim të Xanas, vazjës së Luis Enriques”, thuhet në njoftim.

Enrique u largua nga posti i selektorit të kombëtares që të kalonte më shumë kohë me vajzën e tij, derisa ishte duke e luftuar kancerin për pesë muaj. /Telegrafi/