LAJMI I FUNDIT:

Nsoki refuzon Juventusin

Nsoki refuzon Juventusin

Mbrojtësi i majtë i Paris Saint-Germain, Stanley Nsoki thuhet se ka refuzuar një transferim te Juventus këtë verë.

Sipas mediumit të njohur RMC Sport, Juve u ofrua të merrte Nsokin në një marrëveshje huazimi dy-vjeçar.

Sidoqoftë, mediumi francez paralajmëron se ishte kundërshtuar nga vet lojtari 20-vjeçari.


Në vend të kësaj, skuadrat nga Ligue 1, Nice dhe Lyon po e shikojnë mundësinë e transferimit të reprezentuesit U-21 të Francës.

Bianconerët kanë mungesë të opsioneve në krahun e majtë dhe do të vazhdojnë të kërkojnë një opsion për Alex Sandron.

Danilo dhe Mattia De Sciglio janë gjithashtu të aftë të mbulojnë atë pozicionin. /Telegrafi/