Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në prag të zgjedhjeve nacionale në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se krijimi i një reforme zgjedhore është i domosdoshëm, mirëpo sipas saj partitë politike në vazhdimësi nuk e kanë pasur në agjendë riformimin e procesit zgjedhor.
Daka gjithashtu ka deklaruar se listat e votuesve shihen si problem pasi që dikush po i keqpërdor ato duke votuar në emër të të vdekurve.
Zëri: A vazhdon të jetë problem mospastrimi i listave dhe cilat probleme të tjera evidentohen gjatë mbajtjes së zgjedhjeve?
Daka: Listat e votuesve shihen si problem, edhe pse unë gjithmonë e kam përsëritur që emrat e personave të vdekur janë aty, por e kam thënë edhe një herë që të vdekurit nuk mund të votojnë vetë, pra dikush i keqpërdor dhe voton në emër të tyre. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm nga KQZ-ja. Duhet të merren një varg vendimesh, duhet të ketë reformë zgjedhore në atë drejtim dhe natyrisht që lista e votuesve është pronë e Agjencisë për Regjistrim Civil dhe ata janë bartës të kësaj liste. KQZ-ja vetëm e shfrytëzon listën në momentin kur shpallen zgjedhjet.
Zëri: Cili është mesazhi juaj për qytetarët kosovarë në prag të zgjedhjeve?
Daka: Qytetarët i uroj për këto zgjedhje. Uroj që zgjedhjet të jenë të drejta, demokratike dhe shpresoj se do t’i zgjedhin ata që mendojnë se janë më të mirët. Partive politike u uroj sukses dhe nga partitë politike në emër të KQZ-së kisha kërkuar që sikur deri më tani ta respektojnë Kushtetutën e vendit, ligjet në fuqi dhe rregullat zgjedhore, si dhe të luajnë drejt në ditën e zgjedhjeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian