LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Unë dhe Abelard Tahiri nuk pranuam pagat me ngritje

Hamza: Unë dhe Abelard Tahiri nuk pranuam pagat me ngritje

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se kjo ministri tashmë ka ndarë rreth 6 milion euro për organizimin e zgjedhjeve.

Hamza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Ministria e Financave tashmë ka ndarë buxhetin nga fondi rezervë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe sipas tij kjo çështje më nuk mund të diskutohet.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dallim domethënës në shpenzimin e rezervave shtetërore të Qeverisë Haradinaj nga qeveritë e mëparshme, përcjell Telegrafi.


Hamza ka thënë se liderët e partive tjera politike për të evituar shkarkimin nga partitë e tyre për shkak të humbjes së zgjedhjeve, kanë akuzuar PDK-në për “vjedhje të votave”.

Zyrtari i PDK-së ka thënë se ai dhe ministri tjetër nga PDK, Abelard Tahiri, nuk kanë pranuar pagën me rritje ashtu siç bënë ministrat tjerë dhe kryeministri. Ai thotë se këtë e lejon teknikisht edhe ligji, duke u bërë pagesën sipas pagave të vjetra pa rritje.

“Kam qëndruar pas qëndrimeve se rritja e pagës edhe për ministrat duhet të jetë me ligj. Unë nuk kam pranuar pagën me rritje”.

Hamza ka thënë se pagat me rritje të gjithë punëtorët e sektorit publik do të fillojnë t’i marrin nga muaji dhjetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori