Përfundon me sukses kampi “GnK Dinamo Zagreb” në Kosovë, trajnerët kroatë shikojnë potencial të futbollistët e rinj nga vendi ynë
Ka përfunduar me sukses dhe shumë gjëra pozitive kampi pesë ditor i mbajtur nga klubi i madh kroat, Dinamo Zagreb, ku nga 120 pjesëmarrës, në fund u përzgjodhën tetë futbollistë nga grupmosha të ndryshme.
Siç e kishim paralajmëruar, Kosova ishte nikoqire e akademisë së mirënjohur të futbollit evropian “GnK Dinamo Zagreb” që zbarkoi në Kosovë me 22 gusht.
Gjiganti kroat kishte deleguar trajnerë të akademisë së tyre nga e ashtuquajtura “Nogometna Skola” për të zhvilluar ushtrime të avancuara pesë (5) ditore, në kuadër të së cilave talenteve nga vendi ynë do t’ju mundësohej të ushtronin sipas metodologjisë së punës së trajnerëve kroat, dhe njëkohësisht të bënin vëzhgim më të mirëve të grupmoshave U12, U14, U16 dhe U18.
Kampi veror i futbollit të GnK Dinamo Zagreb në Kosovë mblodhi talente nga e gjitha rajoni dhe bota, duke filluar nga Shqipëria dhe Maqedonia, për të përmendur edhe vendet e tjera të Evropës si Norvegjia, Gjermania e të tjera; por, normalisht se aty dominuan futbollistët e rinj vendor, cilësia e të cilëve nuk mund të ketë ikur pa u vënë re nga trajnerët kroat që nga dita e parë.
Po aq e rëndësishme dhe veçanti e këtij kampi ishte edhe fakti se në të morën pjesë futbollistë nga Mali, Afrika, dhe bashkë me të tjerët futbollistë i dhanë kampit karakter multi-kulturor.
“Se sa të sofistikuara ishin ushtrimet e demonstruara dhe të zbatuara nga trajnerët kroat, të ndihmuar nga ata vendor, e dëshmojnë vet reagimet tejet pozitive të futbollistëve të cilët patën rastin të mësojnë shumë dhe nga të cilët u kërkua gjatë gjithë kohës që mësimet e marra t’i zbatonin në klubet e tyre respektive dhe sidomos gjatë ndeshjes kontrolluese që po afronte ditën e pestë, ditë kjo kur pritej përmbyllja e kampit. Përtej aspektit teknik dhe atij fizik, theks të veçantë iu dha aftësive të buta të futbollistëve dhe posaçërisht nevojës për të komunikuar pastër dhe saktë me bashkëlojtarët gjatë ndeshjeve futbollistike”, shpjegojnë nga ‘Dinamo Camp Kosova”.
Për Telegrafin folën edhe dy trajnerët kroat, të cilët u shprehën të lumtur me organizimin në Kosovë dhe pranuan se talenti ekziston në vendin tonë, por vetëm duhet më shumë punë dhe përkushtim pasi vetëm kështu vijnë rezultatet.
Por, kjo nuk ishte e tëra. Organizatorët u kujdesën që ditën e dytë të kampit të sillnin ekspertë mjekësor të sportit për t’ju folur atyre dhe për t’ju rikujtuar e mësuar rëndësinë e aspektit të nutricionit apo sasisë së lëngjeve dhe ushqimeve që merr secili prej tyre në cilësinë e atletit, me fokus vitaminat, mineralet dhe suplementet e tjera apo substancat organike si karbohidratet, proteinat dhe yndyrtat që gjinden në të ushqyer.
Poashtu, ligjëruesit e angazhuar folën për rëndësinë e psikologjisë sportive dhe se si kjo e fundit ndikon në performancën atletike të futbollistëve, në të ushtruar si dhe në aktivitetet e tjera të tyre fizike jashtë fushës së blertë, me qëllim të përmirësimit të performancës dhe ngritjes së motivimit të tyre.
Futbollistët patën rastin që të tregojnë aftësitë e tyre paraprake dhe të mësuara gjatë ditëve paraprake në ndeshjet kontrolluese. Aty secili pati rastin të ketë minutazhën e tij dhe të shpalos atë që di të bëj me top, por edhe pozicionimin dhe organizimin individual dhe ekipor kur nuk ishin në posedim të topit.
Të gjitha elementet e mundshme u shikuan nga trajnerët e shndërruar në vëzhgues, e të cilët u munduan me kapacitetet e tyre profesionale të krijojnë përshtypje për secilin futbollist, dhe mbi të gjitha për të konfirmuar atë për të cilën kishin ardhur – talentin e futbollistëve të këtyre grupmoshave të reja, e të cilin talent synojnë ta kalisin tutje dhe ta zhvillojnë përmes akademisë së tyre në Zagreb, Kroaci.
“Përshtypjet ishin tejet pozitive dhe u konfirmua se Kosova vazhdon të konsiderohet ‘fole e talenteve’ dhe vend ku mund të “peshkohej” për talente të dalluara dhe në numër. Pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë shumë, ndërsa prindërit e të afërmit e fëmijëve të kënaqeshin nga afër me ushtrimet e bëra dhe organizimin tejet profesional të kampit. Vlen të theksohet se secili futbollist e kishte të garantuar shujtën ditore të shëndetshme pas secilës seancë stërvitore, ligjëratat e sipërpërmendura, këshillat e mjekut sportiv dhe të ekspertit të fitnesit, si dhe mirënjohjen nga klubi i Dinamos për pjesëmarrje në këtë kamp të shoqëruar me fotografi çasti dhe dhuratë simbolike me logo të klubit. Krejt kjo u bë e mundur nga udhëheqësia dhe stafi i kompanisë “AK Sports Consulting & Partners L.L.C” me seli në Prishtinë, e cila bëri ndërmjetësimin dhe siguroi ekskluzivitet për organizim të kampit në Kosovë, dhe për herë të parë siguroi prezencën e kroatëve në vendin tonë”.
“Si rrallë herë, komunikimi me audiencën e gjerë u bë përmes mediave televizive dhe të shkruara, posaçërisht atyre elektronike, dhe ky nivel i lartë i transparencës që nga regjistrimi, informimit në të shkruar dhe të shoqëruar vizualisht për mbarëvajtjen e kampit, përfshirë dhe ofrimit të detajeve për familjarët e interesuar që ishin prezent ditën përmbyllëse sa i përket përzgjedhjes sipas kritereve të caktuara nga klubi kroat, aspekt ky i cili mbetet nën rregullat dhe diskrecionin profesional të tyre dhe vetëm komunikohet tek organizatori numri i talentit të përzgjedhur për prova zyrtare në klubin kroat në të ardhmen e afërt. Shpresojmë se organizime të standardeve të tilla me akademi të top klubeve si GnK Dinamo Zagreb do të ndodhin edhe në të ardhmen në vendin tonë dhe talenteve tonë t’ju hapet dera e promovimit për vendet e tjera me futboll kualitativ në Evropë”, thuhet më tej nga ‘Dinamo Camp Kosova’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United – kryesojnë të ‘dështuarit’
Tifozët shpërthejnë në komente kur mësojnë se sa ka fituar Neymar për vetëm 42 minuta lojë gjatë viti 2024
Dalin prapaskenat nga përplasja e Pablo Maffeot dhe Vinicius Junior në tunel
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles