LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Të mos rrezikohet afati i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

KMDLNJ: Të mos rrezikohet afati i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen në afatin e caktuar më 6 tetor, me qëllim të përshpejtimit të formimit të institucioneve të reja, ndërsa ka paralajmëruar se çdo shtyrje eventuale e tyre do ta dëmtonte rëndë procesin.

Sipas njoftimit për media KQZ ka kërkuar rreth 6 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve, alokimi i të cilave mjete ende nuk është bërë dhe ky institucion ka paralajmëruar se nuk do ta marrë asnjë veprim para se t’i kenë paratë në xhirollogari.

Ministria e Financave ka deklaruar se i kanë mjetet e ndara, por janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën për sqarim që e ka bërë Ramush Haradinaj për kompetencat e qeverisë në dorëheqje.


KMDLNJ konsideron se Kushtetuesja duhet ta trajtojë kërkesën e kryeministrit në dorëheqje me prioritet të lartë sikur që edhe KQZ duhet të tregojë më shumë fleksibilitet për faktin se mjetet për zgjedhje janë të ndara dhe se transferimi i tyre mund të vonohet për disa ditë dhe jo më shumë.

Nëse Gjykata Kushtetuese vonon me një përgjigje, nëse KQZ nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje “ veresi” dhe nëse Ministria e Financave është e vendosur që “ta respektojë ligjin duke mos i ndarë mjetet”, atëherë sipas KMDLNJ-së, shtyrja e afatit për mbajtje të zgjedhjeve është e pashmangshme dhe “prapa kësaj është një qëllim politik që duhet të parandalohet me çdo kusht”.

“Asnjë shtet apo vend normal nuk e rrezikon funksionimin e shtetit apo vendit duke u larguar nga përgjegjësitë që i takojnë aq më parë që formimi i qeverisë së re në Kosovë mund të zgjasë 6 -8 muaj. Edhe në shtetet tjera kemi situata të ngjashme, por nuk rrezikohet funksionimi i shtetit dhe nuk ka dallime në kualitetin e shërbimeve midis qeverisë para dorëheqjes apo shkarkimit dhe pasi kanë ndodhur këto procese. Në këtë kontekst, edhe kjo qeveri e dorëhequr duhet të kryejë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, me të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë që ka”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori