LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Kusht për koalicionin është kundërshtimi i Listës Serbe dhe Vuçiqit

Trajkoviq: Kusht për koalicionin është kundërshtimi i Listës Serbe dhe Vuçiqit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve Rada Trajkoviq, tha sot se kushti i saj i vetëm për hyrje në një koalicion me partitë opozitare serbe nga Kosova është kundërshtimi i Listës Serbe dhe politikës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Trajkoviq, e cila është edhe anëtare e Aleancës për Kosovën, deklaroi se asnjë prej partive në veri të Kosovës nuk ka hyrë në koalicionin parazgjedhor, të nënshkruar sot në Graçanicë, por shtoi se negociatat janë duke u zhvilluar dhe beson se koalicioni i ri ka mbështetjen e qytetarëve serbë nga veriu.


Ndryshe, subjektet politike serbe nga Kosova nënshkruan një marrëveshje sot në Graçanicë për një pjesëmarrje të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Nënshkruesit e marrëveshjes së koalicionit janë Nenad Rashiq (PDS), Rada Trajkovic (EPS), Dragisha Miriq (NPK), Slavisha Petkoviq dhe Branislav Markoviq, ka njoftuar Partia Demokratike Progresive (PDS) e Nenad Rashiqit.

Lista Serbe ka bërë të ditur më herët se lidhur me pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e tetorit do të bashkërendojë vendimet me Beogradin zyrtar./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori