Bazuar në të dhënat e përmbushjes ose jo të agjendës legjislative, përbërja e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, e cila tashmë është shpërndarë, është treguar mjaft joefikase dhe konsiderohet si legjislatura më e dobët e deritashme, vlerësojnë përfaqësues të organizatave joqeveritare që mbikëqyrin punën e Kuvendit, si dhe njohës të çështjeve politike në vend.
Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që gjatë periudhës kohore prej janarit e deri në gusht të këtij viti, kur edhe është shpërndarë përbërja e Kuvendit të Kosovës, është shënuar një përmbushje mjaft e ulët e agjendës legjislative.
“Kemi vetëm 20 për qind të përmbushjes së kësaj agjende. Nëse e përkthejmë në numra, i bie që vetëm 29 ligje kanë arritur të miratohen, nga 143 sa kanë qenë të planifikuara. Nëse duam t’i shohim në detaje këto statistika, mund të themi që në procedurë kanë qenë 43 ligje apo 30 për qind e agjendës legjislative, përderisa në pritje kanë qenë 71 ligje. Do të thotë, ligjet në pritje dhe ligjet në procedurë do të vendosen në pikën zero, kur legjislatura tjetër ta merr mandatin”, tha Aliu.
Ajo ka shtuar se në vitin 2018 janë miratuar gjithsej 75 ligje, ndërkaq në vitin 2017 janë miratuar vetëm 5 ligje nga legjislatura që tashmë është shpërndarë. Të gjitha këto rezultate, sipas saj, tregojnë se sa ka qenë efektive kjo legjislaturë.
“Kjo përqindje mjaft e ulët tregon që nuk ka qenë një performancë mjaft e mirë. Ne e kemi parë që Kuvendi është përballur me sfida të ndryshme, qoftë në seanca, qoftë në punën e komisioneve. Kemi vërejtur që janë shënuar ngecje edhe në aspektet tjera, siç është puna e mbikëqyrjes së ekzekutivit, nuk kemi pasur fare asnjë mbikëqyrje të zbatimit të ligjeve. Pastaj, ka pasur performancë të ulët edhe në çështje të tjera dhe në përgjithësi, mund të themi se nuk ka pasur performancë të duhur gjatë këtij mandati”, u shpreh Aliu.
Ndërkaq, analisti i çështjeve politike Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e cilëson legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës si më të papërgjegjshmen dhe më të padobishmen në historinë e fundit politike në vend.
“Përveç mungesës së vullnetit dhe dëshirës për të kontribuar në rritjen e ligjshmërisë dhe përmirësimin e sistemit institucional në Kosovë, po ashtu ka pasur edhe një mos respekt ndaj institucionit dhe ndaj qytetarëve, sepse një numër i madh i seancave kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit. Ndërsa, edhe në shumë prej tyre ka pasur një numër minimal të deputetëve, kështu që është evidente që përgjithësisht nuk e kanë kryer punën për të cilën janë paguar nga taksapaguesit kosovarë”, theksoi Muhaxhiri.
Ai ka shtuar se kanë ekzistuar dy probleme kryesore për joefektivitetin e legjislaturës së fundit.
“Elementi i parë ka të bëjë me koalicionin PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate), i cili u krijua në mënyrë të improvizuar dhe nuk investoi në deputetë kualitativ. Pra, lista e kandidatëve ishte me njerëz që nuk ishin kualitativ në aspektin profesional dhe moral. Kurse, faktori i dytë ka qenë ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje, sepse kjo e ka dëmtuar opozitarizmin dhe rrjedhimisht e ka dëmtuar edhe kualitetin e përgjithshëm të punës së Kuvendit”, vlerësoi Muhaxhiri.
Ai theksoi që niveli i ulët i punës në legjislaturën që sapo ka përfunduar mandatin mund të shërbejë si leksion për partitë politike që të kenë kujdes të madh në përpilimin e listave të kandidatëve për deputet, sepse nëse të tillët janë të dobët, do t’i bëjnë dëm fillimisht vet partive politike, por edhe shtetit dhe shoqërisë së Kosovës.
Përbërja e gjashtë e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë më 22 gusht, rreth një muaj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për mbajtjen e të cilave është caktuar data 6 tetor. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundoi dita e dytë e debatit të Komisionit për Propozim-buxhetin për vitin 2025
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në qafat malore si Strazha, Mavrova, Pletvari dhe Gjavata
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët