Buxheti i Kosovës ka para të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por për bartjen e këtyre mjeteve te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zyrtarë të Qeverisë në dorëheqje thonë se duhet të sqarohen rrugët ligjore.
Gjykatat Kushtetuese e Kosovës, e cila më 29 korrik ka marrë një kërkesë nga kryeministri në largim Ramush Haradinaj për interpretimin dhe definimin e kompetencave dhe funksioneve të Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit, ende nuk ka dhënë asnjë interpretim në lidhje me këtë kërkesë.
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit në largim të Financave në Qeverinë e Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ende nuk kanë një kërkesë zyrtare nga KQZ-ja për alokimin e parave që kërkohen për organizmin e zgjedhjeve.
Por, që sipas tij, buxheti i Kosovës ka mjete të mjaftueshme për këtë proces zgjedhor.
“Edhe pse nuk ka qenë një vit kushtetues zgjedhore, ne me kohë kemi lënë një rezervë brenda Ministrisë së Financave e cila edhe në këtë rast mund të përdoret dhe është një shumë më se e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet që i kërkon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zyrtarë tonë të buxhetit janë takuar me zyrtarët e KQZ-së dhe kanë bërë harmonizimin e buxhetit ku shuma sillet deri në 5.9 milionë euro e totalit që planifikohet. Kjo është shuma që kemi sot (jo finale), pasi që ende nuk kemi marrë një kërkesë nga KQZ”, thotë Rafuna.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës do të mbahen më 6 tetor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur të martën mbledhjen ku kanë kërkuar që të alokohen mjetet për procesin zgjedhor.
Enis Halimi, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së tha se nuk mund të fillohet asnjë procedurë që ka të bëjë me furnizime, me qëllim të organizimit të procesit zgjedhor, përderisa nuk është aprovuar buxheti.
“Asnjë procedurë pa u alokuar buxheti dhe pa u bërë i qasshëm nuk mund të fillojë nga ne. Teknikisht është e pamundur të bëhet dhe lus që të ndërmerren hapa që ky buxhet të alokohet dhe të jetë i qasshëm sa më shpejt”, tha ai.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, theksoi se do të dërgojnë kërkesën buxhetore te Qeveria e Kosovës dhe pret që ky buxhet i kërkuar, të alokohet në xhirollogarinë e KQZ-së.
“Ne jemi institucion i cili që organizon zgjedhje dhe këtë e bëjmë vetëm kur ka para. Nëse nuk kemi para, ne i zhvillojmë procedurat deri aty ku na mundësohet ligjërisht dhe pas kësaj ne nuk mund të vazhdojmë”, tha Daka.
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit në largim të Financave në Qeverinë e Kosovës, thotë se për marrjen e një vendimi për alokimin e mjeteve për procesin zgjedhor, presin që të kenë një opinion nga Gjykata Kushtetuese.
“Ne jemi shumë pozitiv që do të kemi një opinion, pasi që deri më sot ende nuk kemi pranuar kërkesë zyrtare nga KQZ-ja dhe ne shpresojmë që do të kemi një opinion së paku deri në ditën kur do ta marrim kërkesën prej KQZ-së. Por, prapë po theksojmë se ne duhet të ulemi dhe të shohim se cilat janë rrugët ligjore që ne të bartim shumën e mjeteve që i nevojitet KQZ-së”, thotë Rafuna.
Më 29 korrik, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për definimin e kompetencave. Nga ajo ditë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A