LAJMI I FUNDIT:

Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës

Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës

Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më të ndotura të Evropës. Indeksi i ndotjes, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e 2019-së, duke shënuar 83.72 pikë nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti.

Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Evropës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.

Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë, sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë në kryeqytet apo që po mendojnë të shpërngulen në Tiranë.


Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur i Evropës është Shkupi. Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i ndotjes në Shkup shënoi 82.6 pikë, por ndryshe nga Tirana, indeksi i ndotjes në Shkup nuk ka pësuar ndryshime gjatë pjesës së parë të viti.

Sipas renditjes, nga qytetet më të ndotura tek ato më pak të ndotura, tek ato më të ndoturat mbizotërojnë qytetet e Evropës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnje e Hercegovinë dhe Ukrainë.

Ndër qytetet më të ndotura të vendeve që janë anëtare të Bashkimit Evropian renditet Napoli, i cili është në vend të gjashtë, ndërsa Bukureshti i Rumanisë renditet në vendin e nëntë.

Qyteti më pak i ndotur i Evropës është kryeqyteti i Finlandës, Helsinki, i cili ka shënuar për gjashtë mujorin e 2019-së vetëm 12.4 pikë në indeksin e ndotjes.

Qytetet të tjera që janë pak të ndotura ndër të tjera janë Rekjaviku, Cyrihu, Stokholmi, Malmo, Gothenburg, Vjena dhe Kopenhagen, të cilët kanë shënuar më pak se 20 pikë në indeksin e ndotjes.

Në total, janë marrë në shqyrtim 82 qytete të kontinentit Evropian.

Indeksi i ndotjes nga Numbeo është një përllogaritje e ndotjes së përgjithshme të një qyteti. Pesha më e madhe i është dhënë ndotjes së ajrit dhe më pas peshës së ndotjes së ujit, dy ndër faktorët kryesorë të ndotjes. Një peshë më të ulët kanë llojet e tjera të ndotjes. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori