Arrestohen persona të dyshuar të involvuar në vepra penale që ndërlidhen me ‘fajde’
Policia e Kosovës njofton se janë realizuar edhe një numër i madh i operacioneve policore në shkallë vendi duke perfshirë edhe luftën e pakompromis kundër veprave penale që sipas Kodit Penal cilësohen ‘fajde’ dhe si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe operacioneve intensive janë arrestuar persona të dyshuar, janë sekuestruar dëshmi të ndryshme, përderisa rastet e tilla në konsultim me prokuroritë përkatëse janë trajtuar dhe proceduar konform ligjeve të aplikueshme.
“Javën që po lëmë pas (datë 23.08.2019), Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate se dy persona të dyshuar janë të involvuar në vazhdimësi në vepra penale; ‘fajde’, ‘detyrim’ etj. policia menjëherë, në koordinim me organet kompetente të drejtësisë konform procedurave ka realizuar kontrollin e lokacioneve të të dyshuarve të përfshirë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit operacioni policor ka filluar me datë 23.8.2019 në ora 14:30 në dy lokacione, me përkrahjen e NJSO-së në Prishtinë dhe një njësi nga Drejtoria e Krim -Teknikës.
“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: një (1) revole tipi ‘berandeli’ 7.65mm një karikator me pesë (5) fishekë, një (1) veturë, një DVR dhe disa dokumentacione relevante për rastin. I dyshuari i parë nuk është gjetur në shtëpi andaj i njëjti është në kërkim policor, kurse i dyshuari i dytë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje. Pas angazhimeve intenzive të policisë dhe prokurorisë një ditë më vonë është arritur identifikimi dhe arrestimi i përsonit të dytë që ishte në kërkim, të cilit i janë sekuestruar (3) tre telefona celularë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme. Më 24.8.2019, policia ka arrestuar edhe (2) dy persona të tjerë si të dyshuar të implikuar në rastin e lartpërmendur dhe hetimet janë në proces”, thekson njoftimi.
Në kommunikatë thuhet se Policia, bazuar në mandatin e saj ligjor mbledh dhe analizon të dhëna për dukuri të ndryshme kriminale, të cilat mund të paraqesin rrezik për shoqërinë dhe njëkohësisht bën planifikime operacionale për parandalimin e veprave penale, në rastin konkret të fajdesë dhe detyrimit.
“Qëllimi i këtyre operacioneve policore është identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarve që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar me vepra penale të fajdesë dhe detyrimit. Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me luftimin e këtyre veprave penale si dhe bashkëpunimi me qytetarët në këtë drejtim kanë dhënë rezultate. Andaj kërkojmë që qytetarët tanë që mund të jenë viktima të këtyre rasteve dhe kushdo tjetër që ka informacione relevante të njoftojë Policinë e Kosovës”, thekson njoftimi.
Ndër të tjera Policia thekson se me qëllim të sensibilizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me qytetarë, si dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, ftojmë qytetarët që kanë informata ta kontaktoni Policinë e Kosovës në numrat e telefonit: 038 504 504 1677 ose 044 504 289, ku ju sigurojmë se të gjitha informacionet tuaja do të trajtohen me prioritet dhe konfidencialitet të plotë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi