LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci nënshkruan marrëveshje me “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet në nevojë

Lladrovci nënshkruan marrëveshje me “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me organizatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht me Hoxhë Halil Kastratin, për ndërtimin e shtatë (7) shtëpive për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.

Në njoftimin për medie thuhet se siipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve.


“Ndërtimi i shtëpive për familjet ne nevojë do të filloj gjatë kësaj jave dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti”, thekson njoftimi.

Sipas njoftimit Lladrovci, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit./Telegrafi/