LAJMI I FUNDIT:

Interi zyrtarizon numrat për edicionin e ri, Icardi me numër të ri

Interi zyrtarizon numrat për edicionin e ri, Icardi me numër të ri
Mauro Icardi . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Interi e ka konfirmuar se Mauro Icardi do të jetë në skuadrën e tyre në Serie A këtë sezon dhe do ta veshë fanellën me numrin 7.

Icardi më parë ishte kapiten dhe 9 i Interit, por që klubi ia largoi shiritin sezonin e kaluar.


Lojtari ka kërkuar largimin drejt Juventusit, gjë që nuk është pranuar nga klubi, dhe tani kanë lëvizur për ta riintegruar atë në ekipit, në mënyrë që të mos akuzohen për keqtrajtim të lojtarit.

Numrin 9 tashmë e ka marrë Romelu Lukaku, ndërsa Icardi do ta veshë fanellën me numrin 7, që hedh dyshime në ardhjen e Alexis Sanchez.

Icardi dikur numër 9 te Interi. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Tani mbetet për tu parë nëse Maurito me dëshirë do t’ia kalojë numrin sulmuesit të Manchester United, nëse ky vjen, ose vet Icardi largohet.

Edhe lojtarët e tjerë i kanë zgjedhur numrat si: Diego Godin 2, Stefano Sensi 12, Valentino Lazaro 19, Nicolo Barella 27 dhe Lucien Agoume 32. /Telegrafi/

Numrat e skuadrës së Interit:

1. Samir Handanovic

2. Diego Godin

5. Roberto Gagliardini

6. Stefan De Vrij

7. Mauro Icardi

8. Matias Vecino

9. Romelu Lukaku

10. Lautaro Martinez

11. Federico Dimarco

12. Stefano Sensi

13. Andrea Ranocchia

15. Joao Mario

16. Matteo Politano

18. Këadëo Asamoah

19. Valentino Lazaro

20. Borja Valero

23. Nicolo Barella

27. Daniele Padelli

29. Dalbert

30. Sebastiano Esposito

31. Lorenzo Pirola

32. Lucien Agoume

33. Danilo D’Ambrosio

37. Milan Skriniar

46. Tommaso Berni

77. Marcelo Brozovic

87. Antonio Candreva

95. Alessandro Bastoni

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori