LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet kompania “Pastrimi”: Kamioni i cili shkaktoi aksidentin me nëntë vetura në Prishtinë ishte në rregull

Deklarohet kompania “Pastrimi”: Kamioni i cili shkaktoi aksidentin me nëntë vetura në Prishtinë ishte në rregull

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, në të cilën janë përfshirë një kamion dhe nëntë vetura.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Agim Ramadani”.

Në pamjet të cilat i ka siguruar Telegrafi, shihet qartë momenti kur shoferi i kamionit humb kontrollin, kështu duke goditur nëntë vetura.


Dyshimet e para ishin se kamioni kishte problem me sistemin e frenimit, mirëpo nga kompania “Pastrimi”, për Telegrafin kanë thënë se kamioni ishte në gjendje të rregullt.

Momenti kur shoferi humb kontrollin mbi kamionin, kalon rrugën dhe përplaset me shpejtësi me veturat në Prishtinë
Lexo po ashtu Momenti kur shoferi humb kontrollin mbi kamionin, kalon rrugën dhe përplaset me shpejtësi me veturat në Prishtinë

“Ka qenë aksident i momentit të cilin nuk mund ta parashikojmë as nuk mund ta parandalojmë – e që mundet me na ndodhë të gjithë neve. Kamioni ky që i ka ndodhur aksidenti, dhe të gjithë kamionët tjerë i kanë të kryera të gjitha kontrollet teknike, po ashtu kontrolla periodike është bërë në fund të muajit qershor. Kompania ka garazhin me mekanikë të cilët kontrollojnë kamionët, dhe ata nuk guxojnë të dalin në terren me defekte”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi.

Ajo ka thënë që tani duhet pritur ekspertizën e policisë së Kosovës, duke shtuar së është fat që nuk ka viktima nga ky aksident.

Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira nëntë vetura dhe një kamion, dhe janë lënduar tre persona.

Kompania regjionale KRM “Pastrimi”, është kompani publike e cila merret me grumbullimin, bartjen dhe menaxhimin e mbeturinave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori