LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i përgjigjet Kurtit për taksën: I njëjti njeri i cili ka rrëzuar kamionët me produktet serbe, kërkon reciprocitet

Haradinaj i përgjigjet Kurtit për taksën: I njëjti njeri i cili ka rrëzuar kamionët me produktet serbe, kërkon reciprocitet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video-live në llogarinë e tij në Facebook, ndër premtimet e shumta që dha nëse LVV vie në qeverisje, ka folur edhe për taksën 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Sipas tij taksa 100% nuk është politikë e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo siç tha ai nuk ka qenë as politikë e AAK-së.

Ndonëse theksoi se ish-kryeministri Haradinaj e ka pasur mbështetjen e tyre në lidhje me taksën kur krerët e Serbisë kërkonin heqjen e saj, Kurti ka thënë se janë më shumë për reciprocitet me Serbinë.


“Lëvizja Vetëvendosje në politikën e saj e ka modelin më të avancuar se kaq. Sepse kur thua tarifa 100% kjo i bie që një mall nga Serbia në vend se të kushtojë 5 euro kushton 10 euro, seç po ia vë vetes një etiketë materiale megjithatë. Më mirë është parimi i reciprocitetit dhe në arenën ndërkombëtare ai është vështirë i kundërshtueshëm pastaj se parimi i reciprocitetit është kriter normal i raporteve bilaterale në botën zhvilluar demokratike perëndimore”, theksoi ai.

Mirëpo i menjëhershëm ka qene reagimi i ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili në emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini duke e quajtur mik të tij pa ia përmendur emrin, ka thënë se i njëjti njeri i cili ka rrëzuar kamionët me produktet serbe kërkon reciprocitet.

“Reciprocitet me Serbinë nënkupton kur ne i eksportojmë vetëm 28 milionë, ndërsa Serbia i sjell rreth 500 milionë mallra në Kosovë. Çka i bjen kjo reciprocitet? D.m.th. na i kushtëzojmë këta 28 milionë me 500 milionë, kjo është reciprociteti. Në duhet të insistojmë, të jemi unik, që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës”, tha Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori