LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për sulm fizik ndaj personit zyrtar, godet me grusht avokatin e tij mbrojtës para syve të gjykatësit dhe policëve amerikanë

I akuzuari për sulm fizik ndaj personit zyrtar, godet me grusht avokatin e tij mbrojtës para syve të gjykatësit dhe policëve amerikanë

Një burrë që ishte ulur në bankën e të akuzuarve në sallën e gjyqit në Arizona për sulm fizik ndaj një zyrtari të qendrës korrektuese, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e goditur me grusht në fytyrë avokatin e tij mbrojtës, dhe atë në prezencën të gjykatësit dhe policëve që ishin në sallë.

Ngjarja ka ndodhur në Maricopa e pamjet janë publikuar nga autoritetet përkatëse, ku shfaqin Lamon Payne i cili urdhërohet të del nga salla për shkak se vazhdimisht kishte replikuar vazhdimisht gjykatësin, dhe derisa po ngritej në këmbë ai befasisht godet me grusht në fytyrën avokatin mbrojtës, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për avokatin e tij Vladimir Gagic i cili në ato momente ishte ulur afër tij, e kur është pyetur se pse e kishte sulmuar, Payne ka thënë se ishte ndjerë i anashkaluar nga ai.

“Tash e 20 vite ushtroj detyrën e avokatit dhe kam pasur klientë të profileve të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk më ka goditur”, ka deklaruar Gagic. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori