LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: Ata të cilët dhuruan tokë për ‘liberalizim’, populli duhet mbajtur mend gjithmonë

Bulliqi: Ata të cilët dhuruan tokë për ‘liberalizim’, populli duhet mbajtur mend gjithmonë

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, tashmë anëtar i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka komentuar shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

Bulliqi në një shkrim të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se iku një legjislaturë e Kuvendit të Kosovës, që sipas tij, do të mbahet mend përgjithmonë për cenim të drejtpërdrejtë dhe kërcënim permanent të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, transmeton Telegrafi.


Në shkrimin e bërë, ai ka thënë se “ata të cilët dhuruan tokë për ‘liberalizim’, populli i Kosovës duhet mbajtur mend gjithmonë”.

Çdo gjë që ndodhi në ditën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës
Lexo po ashtu Çdo gjë që ndodhi në ditën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës

Kujtojmë që para aderimit në Vetëvendosje, Bulliqi ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi kishte thënë se arsyeja e dorëheqjes nga LDK, ka të bëjë me rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të partisë.

Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja e Kuvendit dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori