LAJMI I FUNDIT:

Çdo gjë që ndodhi në ditën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës

Çdo gjë që ndodhi në ditën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës

E plotësuar: Deklaratat e partive politike pas shpërndarjes së Kuvendit 

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është deklaruar pas shpërndarjes së legjislaturës së VI të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kurti theksoi se nuk do të hyjnë në koalicion me partitë të cilat kanë qenë pjesë e PAN-it.

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së pas vendimit të deputetëve për të shpërndarë Kuvendin ka shfrytëzuar mundësinë që para gazetarëve të tregojë të arriturat e qeverisë në dorëheqje, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Në këtë drejtim, Isufi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës për këto dy vite ka realizuar projekte që qeveritë për 20 vjet nuk i kanë bërë, përcjell Telegrafi.

Avdullah Hoti nga LDK: Kuvendi u shpërnda dhe u hap rruga për zgjedhje të lira e demokratike, për të pas një qeveri normale me njerëz me duart të pastra që shohin ka Evropa.  Sot janë lehtësua qytetarët e Kosovës.

Bilall Sherifi nga NISMA: Meritat dhe dështimit të kësaj qeverie janë të koalicionit jo të një njeriut, tani sovranit iu kthyen mandatet dhe tani do dalim t’i kërkojmë edhe një herë.

Ramush Haradinaj nga AAK: Ai para mediave ka thënë se pas koalicionit me PSD-në, është i hapur për bashkëpunim edhe për Nismën dhe AKR-në, transmeton Telegrafi.

Kadri Veseli:  Pas shpërndarjes së Kuvendit ka uruar qytetarët për shkuarjen në zgjedhje. Ai ka pranuar se do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës.

———-

Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje

Më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e gjashtë të legjislaturës së Kuvendit, lajmi i plotë.

————

E plotësuar:  Në seancën për shpërndarjen e Kuvendit ka folur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti tha se Qeveria PAN do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë, me numër të madh të ministrave, zëvendësministrave, koordinatorëve e zëvendëskoordinatorëve. /Telegrafi/

———–

E plotësuar- Ka nisur seanca plenare ku në rend dite është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët tashmë janë në sallë, dhe fillimisht ata do të votojnë për miratimin e marrëveshjes financiare për IPA në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pas votimit të kësaj marrëveshje pritet të votohet propozimi i 93 deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit. /Telegrafi/

———-
Për pak minuta pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të bëhet shpërndarja e Kuvendit.

Në rend dite në këtë seancë janë dy pika: “1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Deri më tani në seancën ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit nuk ka arritur asnjë deputet.

Kujtojmë se për votimin e shpërndarjes së Kuvendit duhen 2/3 votave të deputetëve që i bie 80 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori