LAJMI I FUNDIT:

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Isufi përmend rezultatet e Qeverisë Haradinaj

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Isufi përmend rezultatet e Qeverisë Haradinaj

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së pas vendimit të deputetëve për të shpërndarë Kuvendin ka shfrytëzuar mundësinë që para gazetarëve të tregojë të arriturat e qeverisë në dorëheqje, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Në këtë drejtim, Isufi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës për këto dy vite ka realizuar projekte që qeveritë për 20 vjet nuk i kanë bërë, përcjell Telegrafi.


Siç ka thënë Isufi, Qeveria ka mbrojtur tërësinë territoriale, ka vendosur taksën ndaj produkteve serbe dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, ka bërë Ligjin për Ushtrinë, ka bërë shmangien e kolapsit energjetik.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe rezultate si Statusi i Trepçës, e cila sipas tij, tanimë është qind për qind e Kosovës.

Veç këtyre, Isufi si rezultat të qeverisë Haradinaj ka përmendur edhe Ligjin për investime strategjike, Ligjin për paga, Ligjin për Prishtinën si dhe njohjen e statusit të viktimave seksuale dhe Ligjin për statusin e punëtorëve arsimorë të viteve 90’ta. /Telegrafi/