LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sot është ditë gëzimi për qytetarët e Kosovës, nuk bëjmë koalicione me partitë që ishin pjesë e PAN-it

Kurti: Sot është ditë gëzimi për qytetarët e Kosovës, nuk bëjmë koalicione me partitë që ishin pjesë e PAN-it

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është deklaruar pas shpërndarjes së legjislaturës së VI të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Seanca e fundit ishte mundësia e deputetëve që t’ia kthejnë mundësinë e zgjedhjes qytetarëve,  u bë mirë që me votim masiv u hap rruga për zgjedhje dhe për qeveri të mirë. Kjo Qeveri kishe 21 ministra, 80 zëvendësministra, ishte Qeveri që kishte dyfish më shumë parti, sesa deputet të partisë së tij në Kuvend, sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Kurti, para mediave transmeton Telegrafi.

Kurse sa i përket koalicionit me LDK-në, Kurti tha se sapo të ketë rezultate do t’i bëjnë publike menjëherë.

“Jemi në proces në vullnet të mirë e për kurorëzimin e të cilit jam optimist. Qeveria e ardhshme nuk do të duhet të merret me vendime të mëdha, por më punë të mëdha,  krimi i luftimit të korrupsionit, arsimim të mirë,  luftimin e korrupsionit e të tjera”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se nuk do të hyjnë në koalicion me partitë të cilat kanë qenë pjesë e PAN-it. Ndryshe, më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.

Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje
Lexo po ashtu Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje

Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi.

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit, e cila u karakterizua për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstituua më 3 gusht 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori