LAJMI I FUNDIT:

Shpejtim Bulliqi jep dorëheqje nga LDK, pas rizgjedhjes së Isa Mustafës

Shpejtim Bulliqi jep dorëheqje nga LDK, pas rizgjedhjes së Isa Mustafës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka dhënë dorëheqja nga të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi tha për Telegrafin se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Kuvendin Zgjedhor të partisë.


“Nga sot nuk do të jem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, arsyeja është zhvillimet e fundit në Kuvendin Zgjedhor të partisë, kulmi ishte rizgjedhja e personave të cilët e kanë kapur LDK-në për interesa personale”, është shprehur Bulliqi për Telegrafin. Deri në zgjedhjet e fundit, Bulliqi ishte anëtar i KP, ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte delegat në Kuvendin e Degës por nuk u zgjodh anëtar kryesie në degë e as delegat në Kuvend Zgjedhor të LDK-s.

Deri në zgjedhjet e fundit, Bulliqi ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte delegat në Kuvendin e Degës por nuk u zgjodh anëtar kryesie në degë e as delegat në Kuvend Zgjedhor të LDK-së.

Theksojmë se Isa Mustafa është rizgjedhur sot për here të tretë në krye të LDK-së.

Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Ai ka marrë shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajt me dyer të mbyllura për publikun.

Ndërkohë, kryetari i rizgjedhur ka pohuar se procesi ka qenë demokratik dhe se nuk ka pasur asnjë shkelje.

Pas rizgjedhjes në krye të LDK-së, flet Isa Mustafa
Lexo po ashtu Pas rizgjedhjes në krye të LDK-së, flet Isa Mustafa

“Në LDK demokracia është më e rëndë se sa në partitë tjera. Ne harmonizojmë shumë kërkesa, dëgjojmë shumë vërejtje dhe sugjerime dhe zhvillojmë procese demokratike. Unë mendoj që që qëllimi i këtij procesi ka qenë ta forcojmë LDK-në dhe të përfshijmë sa më shumë persona të ri dhe të hapim perspektivë për të ardhmen në mënyrë që LDK të jetë e para”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori