Haki Abazi, anëtari i ri i Vetëvendosjes, ka komentuar shpërndarjen e legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Kosovës.
Ai në një shkrim të bërë në Facebook ka falënderuar deputetët e LDK-së dhe VV-së, për votën e tyre sot pro shpërndarjes së Kuvendit, transmeton Telegrafi.
Abazi ka thënë së shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, paradoksalisht është mbrojtja më e madhe që i është bërë shtetit, pavarësisë, Kushtetutës dhe integritetit territorial.
“Sot ka vdekur përgjithmonë ideja për ndarjen e Kosovës, dhe është filluar etapa e ndryshimit më të madh dhe çlirimit të vërtetë të Kosovës. Ky vërtetë është rasti për të avancuar shtet-ndërtimin dhe për të përmirësuar gabimet, e kjo nuk ndodh shpesh, ky është moment që kërkon përgjegjësi historike, për të hequr të keqën dhe mjegullën që ka verbuar shikimin rreth e rrotull nesh”, ka shkruar ai.
Abazi po ashtu ka folur edhe rreth krijimit të koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.
Sipas tij, koalicioni VV-LDK është tregimi më thelbësor i fillimit të dekadës së dytë të pavarësisë së shtetit tonë.
“Kjo marrëveshje do të jetë treguesi i pjekurisë politike si lider dhe si popull. Me këtë koalicion, gjërat nuk do të bëhen kopsht me lule menjëherë, por, kopshti i luleve do të jetë i sigurt dhe shpresa e çdo qytetari që e do veten, familjen, vendin dhe kombin tonë, do të rritet deri në pikën e vendimit për të sakrifikuar, solidarizuar e mishëruar me qeverisjen e koalicionit LVV-LDK. Kështu bëhemi bashkë, kështu jemi të fortë dhe kështu jemi të respektuar nga të gjithë, vetja edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, vijon shkrimi i Abazit.
Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja e Kuvendit dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja.
Ndryshe, me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime sot u bë shpërndarja e Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'