E plotësuar: Deklaratat e partive politike pas shpërndarjes së Kuvendit
– Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është deklaruar pas shpërndarjes së legjislaturës së VI të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kurti theksoi se nuk do të hyjnë në koalicion me partitë të cilat kanë qenë pjesë e PAN-it.
– Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së pas vendimit të deputetëve për të shpërndarë Kuvendin ka shfrytëzuar mundësinë që para gazetarëve të tregojë të arriturat e qeverisë në dorëheqje, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Në këtë drejtim, Isufi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës për këto dy vite ka realizuar projekte që qeveritë për 20 vjet nuk i kanë bërë, përcjell Telegrafi.
– Avdullah Hoti nga LDK: Kuvendi u shpërnda dhe u hap rruga për zgjedhje të lira e demokratike, për të pas një qeveri normale me njerëz me duart të pastra që shohin ka Evropa. Sot janë lehtësua qytetarët e Kosovës.
– Bilall Sherifi nga NISMA: Meritat dhe dështimit të kësaj qeverie janë të koalicionit jo të një njeriut, tani sovranit iu kthyen mandatet dhe tani do dalim t’i kërkojmë edhe një herë.
–Ramush Haradinaj nga AAK: Ai para mediave ka thënë se pas koalicionit me PSD-në, është i hapur për bashkëpunim edhe për Nismën dhe AKR-në, transmeton Telegrafi.
– Kadri Veseli: Pas shpërndarjes së Kuvendit ka uruar qytetarët për shkuarjen në zgjedhje. Ai ka pranuar se do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës.
———-
Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje
Më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e gjashtë të legjislaturës së Kuvendit, lajmi i plotë.
————
E plotësuar: Në seancën për shpërndarjen e Kuvendit ka folur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti tha se Qeveria PAN do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë, me numër të madh të ministrave, zëvendësministrave, koordinatorëve e zëvendëskoordinatorëve. /Telegrafi/
———–
E plotësuar- Ka nisur seanca plenare ku në rend dite është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët tashmë janë në sallë, dhe fillimisht ata do të votojnë për miratimin e marrëveshjes financiare për IPA në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Pas votimit të kësaj marrëveshje pritet të votohet propozimi i 93 deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit. /Telegrafi/
———-
Për pak minuta pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të bëhet shpërndarja e Kuvendit.
Në rend dite në këtë seancë janë dy pika: “1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Deri më tani në seancën ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit nuk ka arritur asnjë deputet.
Kujtojmë se për votimin e shpërndarjes së Kuvendit duhen 2/3 votave të deputetëve që i bie 80 vota. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten
Lëvizte me makinë i armatosur, arrestohet në Vorë 43-vjeçari nga Shkodra
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t’i vënë në kontroll
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur