Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë bisedave me zyrtarët amerikanë për të ishte e rëndësishme të paraqiste pikëpamjet e Serbisë. “Unë thashë se nuk mund të ndodhë që shqiptarët të marrin gjithçka, e serbët të mos marrin asgjë”, tha ai, duke potencuar se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq ka thënë për televizionin publik serb RTS, përcjell Telegrafi, se përmes një presioni të fortë të SHBA-së, në dhjetor Kosova mund ta heq taksën ndaj mallrave serbe.
Ai tha se për të ishte e rëndësishme të paraqet pikëpamjet e Serbisë, sepse “nëse edhe për një pëllëmbë ndryshojmë qëndrimin e Amerikës ndaj Serbisë, ne kemi bërë një mrekulli të vogël”.
“Unë t’ju shes mjegull dhe të them se Amerika do të heqë dorë nga pavarësia e Kosovës, nuk jam aq joserioz dhe i papërgjegjshëm, as nuk do të bëj premtime të rreme për qytetarët”, i tha ai.
Vuçiqi është përgjigjur edhe në pyetjen e gazetarëve se si duhet të kuptohet njoftimi i Departamentit të Shtetit që inkurajon rrugën evropiane të Serbisë, por se është e nevojshme të rifillohet dialogu me Kosovën, që çon në njohje të ndërsjellë, përcjell Telegrafi.
“Nuk është një qëndrim i ri i SHBA-së. Në vitin 2008 e njohën pavarësinë e Kosovës. Amerika është një fuqi e madhe që nuk do ta ndryshojë atë vendim. Një nga gjërat e mira është se ata mbështesin rrugën tonë evropiane, e mira tjetër është që ata nuk lëshohen në atë se si duhet të duket marrëveshja, por është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje midis serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.
Sipas Vuçiqit, ajo që është e keqe, dhe e ndryshme nga periudha e mëparshme, por jo plotësisht e re, është se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë.
“Në thelb, kjo nuk është një risi e madhe, këtë e prisnim diku, por diku nën qilim i kemi vendosur kërkesat e fuqive perëndimore dhe përpiqeshim të shijonim mitet tona. Veshët tonë serbë shpesh janë shumë të butë për të dëgjuar ato që mendojnë për Serbinë dhe marrëdhëniet me Kosovën. Unë u tregova cilat janë pikëpamjet tona, thashë se mundësia që shqiptarët të marrin gjithçka, e serbët të mos marrin asgjë, që ne t’i njohim, gjëra të tilla nuk mund të diskutohen, ndoshta me ndonjë udhëheqje tjetër , tha Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
SPB Ohër: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos