Drejtësia Sot (Platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike-GLPS) ka reaguar ndaj miratimit të Rregullores së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, për shkak, se siç thuhet, ajo është nxjerr në shkelje flagrante të parimeve fundamentale kushtetutese.
GLPS i kërkon KPK-së që të anulojë rregulloren në fjalë, dhe ta sjell atë në përputhje me standardet fundamentale kushtetuese.
“Mënyra e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve – siç është përcaktuar në këtë Rregullore të sapo-miratuar – lë hapësirë të gjerë abuzimi me kandidaturat, dhe nuk respekton parimin e barazisë para ligjit, sigurisë juridike, meritës së përzgjedhjes dhe kompetencës ekskluzive të KPK-së për të konsideruar dhe refuzuar çdo kandidat që konkurron për një pozitë të tillë në mënyrë shtjerruese. Ne vlerësojmë që me formulën aktuale të Rregullores, Paneli Vlerësues okupon kompetenca që në mënyrë origjinale, sipas kushtetutës dhe ligjit për KPK-në, i përkasin vetëm KPK-së. Një formë e tillë e vendimmarrjes ka qenë e shpallur si kundërkushtetuese qartazi në rastin ‘Daka’ (KI34/17), të shpallur nga Gjykata Kushtetuese, sa i përket standardeve kushtetuese që lidhen me emërimet e zyrtarëve të lartë në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës. Për më tepër, siç e kemi potencuar në mënyrë të vazhdueshme pranë KPK-së, një formë e tillë e hartimit të një Rregulloreje që përcakton formulën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive në Republikën e Kosovës, duhej të ishte hapur për konsultim të gjerë publik, e jo të rezultonte me një dispozitë që nuk ngjason as afërsisht me versionin e nxjerrur në konsultim publik javë më parë. Futja e disa elementëve të tillë siç është përqindja (3%) si kriter për eliminimin e kandidatëve prej votimit në Këshill është tërësisht absurde, e paparë në praktikat në ndonjë vend tjetër demokratik, dhe tërësisht e drejtuar që mundësia e eliminimit të dikujt të bëhet e mundshme falë një teknike numerike të ngushtë (‘3%’-shi). 3%-shi është instrument i drejtpërdrejtë që mund të shfrytëzohet nga një minorancë anëtarësh të KPK-së (pesë anëtarë) për ta paracaktuar fituesin në procesin përzgjedhës. Një gjë e tillë është tërësisht kundër vlerave esenciale të një sistemi të pavarur, paanshëm dhe meritokratik të drejtësisë“, thuhet në komuniktën e GLPS, transmeton Telegrafi.
“Në anën tjetër, klauzola e konfliktit të interesit e mbetur në Rregullore është larg kërkesës sonë minimale, përkatësisht dështon që të përfshijë gamën e gjerë të situatave të papërshtatshme që i parashikon Ligj për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Të tilla situata siç janë në rastet e ‘personave të besueshëm’, ‘situatës së cenimit të paanshmërisë dhe objektivitetit të vendimmarrjes’, apo ‘ndikimit jo-të-drejtpërdrejtë’, dhe shumë situata të tjera, janë përjashtuar nga përmendja në Rregullore. Rikujtojmë që konflikti i interesit dhe situatat e papajtueshmërisë nuk mund të reduktohen vetëm në ‘marrëdhënie familjare apo financiare’, apo në situatën e ‘vetëvlerësimit’ të konfliktit të interesit nga një anëtar i KPK-së, siç ka mbetur në versionin e miratuar të Rregullores“.
“Prandaj, GLPS i kërkon KPK-së që të anulojë Rregulloren në fjalë dhe ta sjell atë në përputhje me standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin ‘Daka’. Në rast që KPK nuk ndërmerr një hap të tillë, GLPS i kërkon Avokatit të Popullit që të dërgoj Rregulloren për rishikim kushtetues pranë Gjykatës Kushtetuese, për shkak që ajo shkel parimin e barazisë para ligjit, meritës, dhe sigurisë juridike, në të njëjtën përmasë sikur në rastin ‘Daka’“, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite