LAJMI I FUNDIT:

UP përfituesi më i madh ndër institucionet e arsimit të lartë i programit Erasmus+, për vitin 2019

UP përfituesi më i madh ndër institucionet e arsimit të lartë i programit Erasmus+, për vitin 2019

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”është përfituesi më i madh i projekteve të programit Erasmus+, në bazë të rezultateve për thirrjet e vitit 2019.

“Më lejoni që në emër të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë të ju njoftoj me kënaqësinë më të madhe, se Universiteti i Prishtinës është përfituesi më i madh i programit Erasmus+ në rezultatet e fundit për projekte Capacity Building dhe Jean Monnet”, ka njoftuar koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, ma. ass. Jehona Lushaku.

Sipas njoftimit për media për projektin “Capacity Building”, Universiteti ynë ka fituar një projekt si grandmbajtës dhe nëntë projekte si universitet partner. Ndërsa në kuadër të programit të“Jean Monnet”, UP është i vetmi institucion në Kosovë që ka arritur të përzgjidhet në tri projekte: një projekt si grand mbajtës, kurse në dy projekte të tjera si partner.


I lumtur me këtë sukses të UP-së, deklarohet rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema.

“Menaxhmenti mirëpret lajmin pozitiv për punën e mirë që ka bërë stafi i UP-së në aplikimin për projekte në kuadër të këtyre programeve të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë. Ne zotohemi në përkushtim nga ana jonë në implementimin e plotë të tyre, gjë e cila i shërben edhe misionit tonë si universitet” thekson Dema.

Në njoftim thuhet se në këto projekte përfshihen mobilitete, bashkëpunim në hulumtime shkencore e shkëmbime të tjera akademike, ku përfituesit kryesor prej tyre do të jenë studentët dhe stafi i UP-së./Telegrafi/