Legjislatura e VI e Kuvendit të Kosovës pritet të shpërndahet nesër në një seancë të jashtëzakonshme, e cila është paraparë që të fillojë nga ora 10:00.
Disa nga partitë politike si LDK, PDK, AAK, PSD dhe Vetëvendosje kanë konfirmuar për Telegrafin se do të marrin pjesë në seancë dhe se do të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo, në rast të dështimit të seancës së jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit, janë disa procedura që duhet ndjekur.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka treguar se si duhet vepruar nëse dështon të votohet shpërndarja e Kuvendit.
“Kur një seancë e jashtëzakonshme dështon, që ka gjasa të dështojë, të mos shkojë ndonjë deputet dhe të mos bëhet kuorumi ose të mos bëhen votat, atëherë do të duhej që nëse ka një vetëdije të duhur dhe një synim të shëndosh në këto momente kur ka një vakuum institucional me pasoja për vendin, sfera politike të shtynte këtë çështje, ta shtynin mbledhjen për më vonë gjatë ditës, ose të nesërmen, por jo më vonë , ta bëjnë si mbledhje të vazhduar në mënyrë që ta kenë mundësin ta votojnë shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë Baraliu për Telegrafin.
Kurse, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës sqaroi me gjerësisht për Telegrafin disa nga procedurat lidhur me votimin e shpërndarjes së legjislaturës.
“Nesër pritet të votohet shpërndarja e legjislaturës së gjashtë, sipas dakordimit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me datën 5 gusht. Ajo që dihet është që së paku 93 nënshkrime të deputetëve janë dorëzuar për të thirrur seancën e nesërme. Logjikisht, këta 93 deputetë duhet të jenë nesër në Kuvend dhe të votojnë për atë çfarë kanë nënshkruar.
Për të qenë votimi i suksesshëm, duhet që pro shpërndarjes të votojnë së paku 2/3 e deputetëve, që i bie 80 vota pro. Kjo e përcakton edhe kuorumin”, ka thënë Murati.
Ai shtoi se votimi mund të dështojë për shkak të mungesës së kuorumit (fizik apo në votim).
“Në këtë rast aplikohen metodat tanimë të njohura: zilja, telefonatat, ri-hedhja në votim, diçka që kemi parë gjatë gjithë legjislaturës. I dyti, nëse votohet por nuk janë 80 vota pro. Në këtë rast, Rregullorja është e heshtur. Duhet referuar pastaj te neni 81.1.1. i Kushtetutës dhe 83.1.a. i Rregullores së Kuvendit, ku thuhet se Kuvendi shpërndahet nëse e brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës së caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria. Presidenti ka shtjerrur rastin e parë për mandatar, e ka edhe të dytin. Kjo do të sillte komplikime e vonesa, por eventualisht do të kryhej”, u shpreh ai.
Murati në fund tha se ekziston edhe një mundësi tjetër e cila do të ishte një kërkesë për interpretim nga Kushtetuesja, se çka do të mund të ndodhte në këto raste.
Ndryshe, legjislatura e VI pritet të shpërndahet pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, shkak për të cilën u bë ftesa e Gjykatës Speciale për intervistim si dhe pas refuzimit të ftesës së presidentit Hashim Thaçi që koalicioni PAN të propozojë një mandatar të ri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova