LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me Hakiun në VV, ndryshimet e domosdoshme për shtetin tonë po bëhen më të lehta

Kurti: Me Hakiun në VV, ndryshimet e domosdoshme për shtetin tonë po bëhen më të lehta

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar zyrtarisht për aderimin e analistit politik, Haki Abazit në VV.

Në një shkrim të bërë në Facebook, Kurti ka thënë se me aderimin e Abazit në VV, partisë i është shtuar edhe një vlerë, transmeton Telegrafi.

Kurti ka shtuar se me Abazin në Lëvizjen Vetëvendosje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta dhe më të lehta, duke shtuar se do të ecin bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme.


Haki Abazi i bashkohet Vetëvendosjes
Lexo po ashtu Haki Abazi i bashkohet Vetëvendosjes

Shkrimi i plotë:

“Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë.

Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetëra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme. Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit. Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme”./Telegrafi/