LAJMI I FUNDIT:

“Unë nuk do ta bëj këtë!”: Publikon foton e hotelit të tij, Trump vjen me një shaka rreth “blerjes së Greenlandës”

“Unë nuk do ta bëj këtë!”: Publikon foton e hotelit të tij, Trump vjen me një shaka rreth “blerjes së Greenlandës”

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim në Twitter, i cili ka nxitur edhe reagime të shumta.

Bëhet fjalë për një postim të presidentit Trump, në të cilin ai ka publikuar edhe një fotografi të përpunuar, në të cilin shfaqet hoteli i tij në Las Vegas, që ngrihet mbi një qytet të vogël në territorin e Greenlandës, përcjell Telegrafi.


Ndryshe, Trump të dielën konfirmoi se ideja e blerjes së territorit gjysmë-autonom të Danimarkës ishte diskutuar brenda administratës së tij për shkak të përfitimeve strategjike për ShBA-së.

Grenlanda vlenë shumë, Trump nuk është presidenti i parë që ka tentuar ta blejë këtë ishull - një ka ofruar shumë flori
Lexo po ashtu Grenlanda vlenë shumë, Trump nuk është presidenti i parë që ka tentuar ta blejë këtë ishull - një ka ofruar shumë flori

Pasi kryeministrja daneze Mette Frederiksen hodhi poshtë idenë duke e quajtur si ‘absurde’, Trump e nxiti çështjen edhe më tej të hënën në mbrëmje duke u angazhuar në disa përpunime digjitale, duke shkruar mbi foto: “Unë premtoj se nuk do ta bëj këtë në Greenland”.

Ai tha: ‘Danimarka në thelb e zotëron atë. Ne jemi aleatë shumë të mirë me Danimarkën. Ne e kemi mbrojtur Danimarkën ashtu si ne mbrojmë pjesë të mëdha të botës, kështu që koncepti lindi’.

Ndërsa zonja Frederiksen, duke vizituar Greenlandën për të takuar kryeministrin Kim Kielsen, përsëriti që Greenland nuk ishte në shitje.

Reagimi ndaj shakasë së Trump ishte i shpejtë dhe i përzier edhe nga përdorues të rrjeteve sociale, me disa përdorues duke duartrokitur humorin e presidentit dhe të tjerët që vënë në pah “pandjeshmërinë e tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori