LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj sot takohet me Limajn

Haradinaj sot takohet me Limajn

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Njoftimin për takimin Haradinaj e bëri dje gjatë një konference për media, të mbajtur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor në mes AAK-së dhe PSD-së.


Takimet në mes liderëve të subjekteve politike në Kosovë janë duke u zhvilluar në kuadër të situatës aktuale politike, si shpërndarja e Kuvendit që pritet të ndodhë më 22 gusht, shkuarja në zgjedhje si dhe koalicionet e mundshme parazgjedhore dhe paszgjedhore./kp/