Grupet e punës të partive politike kanë lënë akoma të hapura mundësinë për vazhdimin e takimeve për Ligjin për Prokurorinë Publike edhe pse nuk dihet se kur do të jetë i radhës. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se bisedimet do të vazhdojnë me shpresën se nuk do të tentohet miratimi i një ligji të njëanshëm pa mbështetjen e opozitës. Kuvendi do t’i kthehet punës më 27 gusht, ku në rend dite është vendosur Ligji për Prokurorinë Publike i propozuar nga Qeveria. Opozita maqedonase edhe pse paralajmëroi propozim në vete të ligjit në rast se nuk ka epilog nga takimet e punës. akoma nuk e ka konkretizuar materialin. Ndërkohë në vend vazhdojnë përplasjet mbi besueshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe përfshirjet e mundshme politike në rastin “Reket”. Pushteti kërkon që opozita të japë sqarime për rolin e kreut të saj Hristijan Mickoski në këtë rast.
Që (Naum) Stoillkovski të mos jetë i pafytyrë le t’i ftojë në përgjegjësi të gjithë ata nga VMRO-DPMNE-ja ndaj të cilëve zhvillohen procedura si “Titanik”, “Fortesa”, “Target”, “Transportuesi”, “TNT”, “Talir”, “Perandoria”, “Dizajn” dhe shumë të tjera. Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të përfshirët në rastin “Reket” por edhe për rastet e tjera në të cilët janë të përfshirë ish-funksionarë të OBRM-PDUKM-së, kjo nënkupton se përgjegjësi duhet të ketë edhe për manjatët e regjimit”-thonë nga LSDM.
OBRM-PDUKM-ja kërkon të zbardhen dyshimet për përfshirjen e funksionarëve të pushtetit.
“Prokuroria Speciale dhe Qeveria e Zoran Zaevit nuk kanë më asnjë kridibilitet. Katica Janeva ka reketuar me Boki 13-tën kurse gjysma e qeverisë ka qëndruar pas tyre dhe ua ka mbrojtur shpinën, përfshirë edhe Zoran Zaevin siç dëgjuam edhe në video materiale. Rasti Reket zbuloi rrjetin më të madh të krimit në vend ku janë të përfshirë krerët e pushtetit, deputetë, ministra dhe prokurorë”, tha Dimçe Arsovski, OBRM-PDUKM.
Ndërkohë, edhe partia qeveritare Alternativa kërkon zbardhjen e plotë të rastit. Ajo mbështet propozim ligjin e pushtetit për Prokurorinë Publike.
“Tani të gjithë po binden se drejtësia selektive prodhon detyrimisht shtet të padrejtë. Duke respektuar presumimin e pafajësisë, ne nuk duam ta marrim rolin e gjykatësit por i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që rastin “Reket” ta shqyrtojë me seriozitetin më të madh duke mos amnistuar askënd pa marrë parasysh se çfarë përfundoni ushtron dhe kush është”, pohoi Driton Sulejmani, Alternativa.
Bisedimet për të ardhmen e PSP-së zhvillohen tashmë disa muaj por nuk është arritur konsensus mes palëve të cilat kanë qëndrime tërësisht të ndryshme./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!
Kurti në Prizren ofron mbështetje për bizneset
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë
Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake