LAJMI I FUNDIT:

Limaj pas takimit me Mustafën: Kosovës i duhet një qeveri e cila i kryen punë vendit

Limaj pas takimit me Mustafën: Kosovës i duhet një qeveri e cila i kryen punë vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit që ka pasur me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se bashkërisht kanë folur rreth procesit të zgjedhjeve, për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Kosovës tani i duhet një qeveri e gjerë e cila i kryen punë vendit.


Limaj ka apeluar tek partitë politike që të bëjnë kujdes me temat që do t’i përdorin gjatë fushatës elektorale.

“Biseduam që duhet të jemi të kujdesshëm në krejt fazën parazgjedhore – do të ishte mirë që të trajtohen temat me rëndësi për vendin. Kosovës i duhet një qeverisje e cila kryen punë dhe jo fjalë – duhen marrëveshje të cilat duhet të gjejnë bazë implementimi pastaj në parlament. Shpresoj që partitë politike nuk do t’i kaplojë euforia e një vote më tepër duke dhënë premtime të pabazuara, duke thënë fjalë që nuk mbahen”, tha ai.

Duke mos dhënë përgjigje konkrete nëse është arritur ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor me LDK-në, Limaj tha se i mbetet NISMA-s të vendos. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori