LAJMI I FUNDIT:

Nuk di për fitore që tri ndeshje, Lampard arsyetohet për formën e Chelseat

Nuk di për fitore që tri ndeshje, Lampard arsyetohet për formën e Chelseat
Frank Lampard (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Frank Lampard është deklaruar pas barazimit 1-1 të Chelseat ndaj Leicesterit në ‘Stamford Bridge’.

Legjenda e ‘The Blues’ që aktualisht është trajner, ka thënë pas barazimit se tifozët duhet të kenë durim për rezultate të mira.


“Në 25 minutat e para luanim ashtu siç e kishim planifikuar, por pas kësaj nuk ishim aq mirë në zotërim”, ka thënë Lampard.

Chelsea vs Leicester (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Tifozët do të jenë të durueshëm me ekipin këtë sezon, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat tona, por nuk po bëj asnjë justifikim dhe dëshirojmë të bëjmë më mirë se sot”.

Trajneri anglez më tej ka folur edhe për ndjenjën e rikthimit në ‘Stamford Bridge’, duke e cilësuar si moment të veçantë për të.

Chelsea nuk këndellet as në xhiron e dytë, ndalet nga Leicesteri në 'Stamford Bridge'
Lexo po ashtu Chelsea nuk këndellet as në xhiron e dytë, ndalet nga Leicesteri në 'Stamford Bridge'

“U ndjeva mirë. Ishte padyshim një moment i madh dhe i veçantë për mua. Thjeshtë realizim i ëndrrave dhe për mua një gjë e madhe. Unë sigurisht e vlerësoj atë por unë jam këtu për të bërë një punë dhe ne mund të bëjmë më mirë sesa kemi bërë sot”, ka shtuar më tej Lampard.

Chelsea pësoi humbje ndaj Manchester United 4-0 në xhiron e parë të zhvilluar në Old Trafford, më pas ishte humbja në penallti ndaj Liverpoolit në Superkupën e Evropës, dhe tani barazimi me ‘Dhelprat’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori