LAJMI I FUNDIT:

Qyteti norvegjez ku askush nuk guxon të vdesë e as të lind fëmijë, me ligj ndalohen rreptësisht këto gjëra

Qyteti norvegjez ku askush nuk guxon të vdesë e as të lind fëmijë, me ligj ndalohen rreptësisht këto gjëra

Përveç se mban titullin e qytetit më verior në botë, ky qytet norvegjez Longjerbien që gjendet në Svalbard është i veçantë edhe për faktin se askush nuk ka vdekur atje për më shumë se 69 vite, pasi në atë vend vdekja është e ndaluar – sikurse edhe lindjet.

Madje edhe nëse jetën dikush e ka kaluar atje dhe i ndodh që të sëmuret dhe sëmundja të vie deri te faza para vdekjes, do të detyrohet ta largohet nga ishulli dhe vdekjen ta pres në një vend tjetër, transmeton Telegrafi.


Dhe nëse ndodh që befasisht të vdes, trupi i atij personi do të përgatitet me shpejtësi dhe nuk do të varroset në këtë ishull. Një ligj i ngjashëm vlen edhe për lindjet: ku shtatzënave që u afrohet koha për lindje, ato duhet të largohen nga ishulli që të lindin.

Sa i përket ligjit bizar të vdekjes, pas tij fshihet një arsye: mbrojtja e banorëve tjerë. Qysh në vitin 1950 është zbuluar se trupat e pajetë që janë varrosur në varrezat e qytetit nuk po dekompozohen për shkak të temperaturave të ula, kështu që viruset e kufomave mund të mbijetojnë dhe ekziston rreziku për shpërndarjen e tyre.

Diçka e ngjashme ka ndodhur në veri të Siberisë, kur edhe shpërtheu epidemia e antraksit në vitin 2016. Sëmundjet e trupave të pajetë të kafshëve që nuk janë dekompozuar, ka bërë që qytetarët të infektohen dhe si rezultat i kësaj të humb jetën një person dhe 90 tjerë të përfundojnë në spital.

Gjithashtu është zbuluar se virusi i gripit spanjoll gjendet ende në trupat e njerëzve që kanë vdekur në fillim të këtij shekulli, kurse personi i fundit që është infektuar me këtë sëmundje në këtë qytet norvegjez ka vdekur në vitin 1917.

Ky qytet në vitin 2015, kishte 2,144 banorë dhe temperaturat janë aq të ulëta sa që gjatë verës arrijnë deri në tri deri në shtatë gradë celsius, kurse gjatë dimrit mund të imagjinohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori