LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca e sotme për rastin “Titanik”, mungoi gjykatësi Ognen Stavrev

Anulohet seanca e sotme për rastin “Titanik”, mungoi gjykatësi Ognen Stavrev

Për shkak të mungesës së anëtarit të këshillit gjyqësor, gjykatësit Ognen Stavrev, është shtyrë seanca e sotme në Gjykatën Penale në Shkup për lëndën “Titanik”.

Nga Gjykata Penale informuan se Stavrev ka munguar për shkak të nisjes së pushimit mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në gjykatë sot kanë ardhur të gjithë të akuzuarit me përjashtim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati. Seanca e re është caktuar për më 19 gusht.


Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata akuzohen për shoqërim kriminal, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Lëndën e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori