LAJMI I FUNDIT:

Erdogan vizitë në Serbi për projektin 3 miliardë eurosh

Erdogan vizitë në Serbi për projektin 3 miliardë eurosh

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 gusht, raporton agjencia Tanjug. Gjatë vizitës Erdogan do të takohet me homologun serb, Aleksandar Vuçiç dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi lidhet me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë.

Pjesë e projektit që kap shifrën e 3 miliardë eurove është edhe kompania turke, Tasyapi. Vetë Turqia financon një pjesë të konsiderueshme të autostradës.


Serbia i ka dhënë viteve të fundit rëndësi të madhe ndërtimit të autostradave që e lidhin me korridoret evropiane, siç është ky projekt i fundit.

Me autostradën drejt Sarajevës, Serbia do të lidhet me korridorin 5 që nis në Bosnje-Hercegovinë, për të kaluar në Kroaci dhe për të përfunduar në Hungari.

Sa i përket vizitës së Erdoganit, presidenti i Turqisë ka qenë për herë të fundit në shtetin serb në tetor të 2017-ës, ndërkohë që marrëdhëniet ekonomike midis Ankarasë dhe Beogradit kanë njohur rritje të konsiderueshme./tch/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori