LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i pestë i “Guerilla Art Festival” vjen me “Çikat e Shpisë”

Edicioni i pestë i “Guerilla Art Festival” vjen me “Çikat e Shpisë”

Krenaria e pafund e Prishtinës janë vajzat tona.

Për nder të kontributit të vajzave tona me famë dhe sukses të jashtëzakonshëm në Kosovë dhe botë, gruas dhe vlerave të shumta shqiptare, “Guerilla Art Festival” në edicionin e pestë të tij ka realizuar ciklin e punimeve me titullin “Çikat e Shpisë”.

Ky aktivitet shënon histori në kulturën urbane të Prishtinës duke sjellur në Prishtinë grupin e grafiterëve me famë botërore “THE LONDON POLICE”, të cilët kanë realizuar edhe portretin e artistes DUA LIPA në rrugën “Luan Haradinaj” ne Prishtinë.


Ky punim është realizuar në kuadër të ciklit të punimeve “Çikat e Shpisë”, ku gjatë këtyre dy muajve janë realizuar 5 punime të ndryshme nga: fotorealisti i mirënjohur Andres Von Chrzanowski (i njohur si CASE MACKLAIN), muralistja dhe ilustratorja argjentinase FIO SILVA, piktori dhe ilustratori francez SOCK WILDSKETCH, artisti LUD, si dhe së fundmi grupi i artistëve që ka realizuar punime në mbi 35 shtete THE LONDON POLICE.