Temperaturat e larta, shtohet numri i pacientëve në Emergjencën e QKUK-së, mjekët japin këshilla
Nga temperaturat e larta në Klinikën Emergjente në Prishtinë për 50 për qind është shtuar numri i personave që kërkojnë shërbime mjekësore.
Mjekët këshillojnë, sidomos të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe shtatzënat, që mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit gjatë mesditës.
Sipas parashikimeve meteorologjike edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë vapë e madhe, me temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius.
Mjekët këshillojnë që në mesditë, njerëzit mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit, ndërkohë që bëjnë të ditur se rastet e ofrimit të shërbimeve mjekësore këto ditë janë të mëdha, si pasojë e temperaturave të larta.
Sinan Musliu, mjek në Klinikën Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, thotë se kjo klinikë po pranon numër të madh të pacientëve këto ditë, edhe për shkak të aksidenteve që po ndodhin.
“Temperaturat e larta, sidomos këto ditë të fundit ndikojnë shumë në gjendjen shëndetësore të pacientëve, sidomos ata që janë me sëmundje kronike, qoftë të zemrës, qoftë rrugëve të frymëmarrjes. Të ne, përveç sëmundjeve kronike, temperaturat ndikojnë edhe në lëndime, për shkak se është koha e verës, ka aksidente shumë, në ndërtimtari ka punë shumë, pastaj pishinat, deti, puna këta muajt korrik gusht është fluksi i madh i pacientëve saqë nuk e merr me mend. Numri i pacientëve këta muajt e fundit është shtuar diku mbi 50 për qind”, thotë ai.
Ani pse me disa vështirësi në kapacitete, Musliu thotë se po e japin maksimumin që t’i trajtojnë të gjitha rastet që kërkojnë shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente.
Ai këshillon qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike, që mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit.
“Kisha preferuar, të gjithë, jo vetëm ata që vuajnë prej sëmundjeve kronike, por edhe të tjerët, me ikë prej temperaturave të kohës së diellit, prej orës 10 deri në 17:00 të mbrëmjes, dhe mundësisht lëngje dhe ujë me përdorë sa më shumë sepse dielli ndikon keq”, thotë ai.
Parashikimet e motit tregojnë që deri të martën do të vazhdojë vapa afrikane.
Për ditët e nxehta, këshillohet të përdoren sa më shumë lëngje, sidomos një ose 2 litra në ditë nga një person i vetëm.
Gjithashtu, duhet pasur kujdes me ushqimet, duhet konsumuar ato me karbohidrate dhe vitamina, dhe sa më pak ushqime që përmbajnë yndyrë.
Për të përballuar më lehtë të nxehtit, rekomandohen veshje me ngjyra të çelta, meqë të mbyllura akumulojnë të nxehtit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova