LAJMI I FUNDIT:

Qendra e Londrës u bllokua sërish me super-veturat e arabëve të pasur, xhiro të shpejta gjatë natës dhe zhurmë dy herë më të lartë se që lejohet

Qendra e Londrës u bllokua sërish me super-veturat e arabëve të pasur, xhiro të shpejta gjatë natës dhe zhurmë dy herë më të lartë se që lejohet

Super-veturat e arabëve të pasur, e kanë bllokuar edhe këtë vit qendrën e Londrës, duke zënë këndet dhe hapësirat më të pëlqyera për parkim.

Ky nuk është problemi i vetëm i banorëve që jetojnë nëpër zonat dhe këndet e qeta të kryeqytetit anglez, meqenëse zhurma e shkaktuar prej këtyre makinave, është dy herë më e lartë se që lejohet në atë zonë, transmeton Telegrafi.

McLaren, Porsche e Maserati janë disa prej këtyre veturave, të pronarëve që shkojnë për pushime nga Lindja e Mesme, të cilët preferojnë qetësinë e natës, që të bëjnë xhiro të shpejta nëpër rrugët e boshatisura.


Derisa niveli i zhurmës së lejuar për një makinë, është i limituar në 74 decibel, shumica e veturave që janë të modifikuara për më shumë fuqi, lëshojnë zhurmë nga 126 deri në mbi 130 decibel.

Tejkalimi i nivelit të lejuar të zhurmës, është i ndaluar dhe për të parashihet dënim, mirëpo kjo është gjëja më e vogël që do iu pengonte të pagunin milionerët arabë, super-veturat e të cilave transportohen me aeroplanë.

Tashmë një kohë të gjatë, mesi i gushtit është koha kur një numër i arabëve të pasur kalojnë pushimet në Londër, ndërsa kanë për qëllim të shfaqin edhe veturat e tyre luksoze dhe të mira. /Telegrafi/