Vendet e Baltikut po shtojnë përpjekjet e koordinuara për të identifikuar njerëzit e rekrutuar nga agjencitë ruse të zbulimit, thanë zyrtarët.
Shefat e sigurisë në Estoni, Letoni dhe Lituani shqetësohen se Kremlini ka rritur rekrutimin jo vetëm të njerëzve të ngarkuar me aktivitetin klasik të spiunazhit, siç është mbledhja e informacioneve të ndjeshme, por mundësisht edhe për të hedhur bazat për sabotime dhe subversion, sipas zyrtarëve të Balltikut.
Të tre vendet po përpiqen të përgatiten më mirë për një luftë hibride, në rast se fqinji i tyre i madh vendos të fillojë llojin e fushatës së destabilizimit hibrid që zhvillon prej vitit 2014 në Ukrainë.
Brenda këtij viti, një njësi speciale e koordinuar do të fillojë punën me ndihmën e SHBA.
Të enjten, bankat letoneze morën pjesë në një stërvitje që simulon një krizë të nxitur nga Rusia për të provuar rezistencën e tyre.
“Aftësia e sektorit financiar për të punuar gjatë luftës hibride është një pjesë thelbësore e sistemit gjithëpërfshirës të mbrojtjes kombëtare”, tha Ministri i Mbrojtjes i Letonisë Artis Pabriks. Ai shtoi se “për këtë arsye, ne organizojmë ushtrime të tilla me banka dhe institucione të tjera kryesore të këtij sektori”.
Testet e qëndrueshmërisë së bankave, të cilat synojnë të sigurojnë se sa janë në gjendje t’i rezistojnë hakerimit dhe sabotimit, u zhvilluan pasi Rusia përfundoi një stërvitje detare masive në Detin Baltik. Stërvitja, e cila u zhvillua nga 1 deri në 9 gusht, përfshinte 49 anije luftarake, 20 anije mbështetëse dhe më shumë se 10,000 personel ushtarak dhe ishte më e madhe se një stërvitje detare vitin e kaluar në Detin Mesdhe, thonë ekspertët perëndimorë të mbrojtjes.
Sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Estonisë, që nga viti 2014 spiunët rusë dhe agjentët e tyre janë kapur në një numër më të madh se zakonisht në shtetet baltike. Afërsia e këtyre vendeve me Rusinë, trashëgimia dhe e kaluara e tyre sovjetike si dhe komunitetet e konsiderueshme etnike ruse i bëjnë shtetet baltike veçanërisht të rrezikuara nga aktivitetet e spiunazhit të Kremlinit, thonë analistët. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
Pse Trump kurrë më nuk do të përballet me gjyqin për mashtrim zgjedhor?
Kryeministri sllovak mund të humbasë aleatin e rëndësishëm - Viktor Orbanin
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit