Lady Gaga po kërcënohet me një proces gjyqësor multimilionësh nga një kantautor i panjohur i cili pretendon se melodia e këngës “Shallow” nga filmi i saj hit “A Star Is Born” u vodh nga një këngë që ai e publikoi në vitin 2012.
Artistja nëntë herë fituese e çmimeve “Grammy” është goditur me një kërcënim ligjor nga kantautori Steve Ronsen i cili pretendon vetëm disa nota – konkretisht, një vijë me tri nota – në “Shallow” që bazohet në këngën e tij “Almost”, e cila duket se ka më pak se 300 transmetime në SoundCloud. Tri notat – G, A, B – korrespondojnë me ato të këngës “Shallow”.
Ronsen dhe avokati i tij Mark D. Shirian po kërkojnë “miliona e miliona” dollarë në një marrëveshje, duke kërcënuar se do të dalin publikisht me pretendimet e tyre, në një veprim që ekipi i Gagas po e quan si një “shaka e pa kripë”, shkruan Page Six, transmeton Telegrafi.
Gaga, 33 vjeçe, ka punësuar avokatin e saj në New York, Orin Snyder, i cili thotë se superylli nuk do të tërhiqet.
Snyder tha, “Mr. Ronsen dhe avokati i tij po përpiqen të fitojnë para nga një artist i suksesshëm. Është e turpshme dhe e gabuar. Unë e përshëndes Lady Gagan për guximin dhe integritetin për t’u ngritur në emër të artistëve të suksesshëm që e gjejnë veten në përfundimin e pranimit të [pretendimeve] të tilla. Nëse Z. Shirian do të vazhdojë me këtë rast, Lady Gaga do ta luftojë atë me forcë dhe do të mbizotërojë”, tha avokati.
Ndërsa Ronsen pretendon se ai fillimisht shkroi vijën melodike me tri nota që shfaqet në “Shallow”, ekipi juridik i Gagës thekson se kënga e tij nuk tingëllon apak si “Shallow”.
Këngëtari i “Almost” Ronsen duket të jetë një muzikant i përhapur që kishte një album solo të publikuar në vitin 2012, dhe tani është këngëtar, kantautor dhe kitarist në Nashville.
Kur u kontaktua nga Page Six të enjten, avokati i Ronsen Shirian dha deklaratën e mëposhtme:
“Në përpjekje për të zgjidhur miqësisht këtë çështje muaj më parë, zyra ime siguroi ekipin ligjor të Lady Gagas, me kërkesën e tyre, një raport zyrtar nga një muzikolog dhe profesor i njohur dhe i respektuar i cili përcaktoi se ekzistojnë tempo të rëndësishme, melodike, ritmike dhe ngjashmëri harmonike, midis dy këngëve në fjalë. Ekipi i Lady Gagas ende nuk i ka ofruar zyrës time një raport muzikolog të kundërt, të cilin ne e kemi kërkuar disa herë”.
“Shallow” u incizua nga Gaga dhe Bradley Cooper, dhe u publikua në vitin 2018 si kolonë zanore e filmit “A Star is Born”, dhe u bë themeli i historisë së dashurisë së thellë të filmit.
Kënga “Shallow” është shkruar nga Gaga, Mark Ronson – prodhuesi i suksesshëm i njohur edhe për “Uptown Funk”, pa asnjë lidhje me Ronsen – Anëtari i Dirty Pretty Things Anthony Rossomando dhe Andrew Wyatt i Miike Snow, të cilët kanë përshkruar sesi Gaga fillimisht luajti melodinë ndaj tyre në një studio dy vjet më herët, në vitin 2016.
Gaga i tha LA Times: “Kur shkruaja atë këngë me Mark dhe Anthony dhe Andrew, ishte ndryshe nga çdo përvojë tjetër që unë kisha shkruar një këngë. Kishte një natyrë të rëndë në dhomë. Unë isha në piano, djemtë secili kishin një kitarë në duar dhe filluam të vinim me vargje dhe të bisedonim me njëri-tjetrin. Realisht ajo është vërtetë kënga. Është një bisedë midis një burri dhe një gruaje. Por ne nuk e dinim se kur filluam”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje