LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet në rregullimin e shtratit të lumit dhe shëtitores në fshatin Magure të Lipjanit

Fillojnë punimet në rregullimin e shtratit të lumit dhe shëtitores në fshatin Magure të Lipjanit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka përuruar fillimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit dhe shëtitores në fshatin Magure të Lipjanit.

Në këtë ceremoni, ministri Matoshi është shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës së Lipjanit Fauz Xhemajli dhe bashkëpunëtor.


Ministri Matoshi me këtë rast tha se MMPH-ja është e përkushtuar në rregullimin e shtretërve të lumenjve nëpër vendbanime dhe pastrimin e tyre jashtë vendbanimeve.

“ Ky projekt, Maguren e shndërron në një fshat modern me infrastrukturë të rregulluar dhe me një mjedis shumë më të mirë për të jetuar. Ne tashmë i kemi ndarë mjetet për këtë projekt dhe do të punojmë përgjatë këtij viti dhe në pjesën e parë të vitit që vjen, për finalizimin e plotë të tij. Përveç rregullimit të shtratit të lumit, këtu do të ndërtohet edhe një shëtitore për qytetarët përgjatë lumit dhe vendi do të merr pamje shumë të bukur”, deklaroi ministri Matoshi.

Ndërsa nënkryetari komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli ka falënderuar ministrin Matoshi, për mbështetjen e madhe që i ka dhënë MMPH-ja komunës së Lipjanit dhe projekteve të banorëve të saj.

Ndërtimi i shtratit të Lumit në Magure përfshin një segment prej rreth 670 metra, ka koston e 300 mijë euro dhe financohet plotësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.​/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori