LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi tregon arsyet se përse u suspenduan zyrtarët policorë në Gjakovë

Tomë Gashi tregon arsyet se përse u suspenduan zyrtarët policorë në Gjakovë

Avokati Tomë Gashi ka zbuluar arsyen se pse zyrtarët policorë të Stacionit të Gjakovës, komandanti Kristë Gjokaj, eprorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi dhe oficerët Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limani janë pezulluar me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një plaçkitësi të armatosur i cili është kapur në flagrancë dhe pas shkëmbimit të zjarrit mes tij dhe policëve.


Vendimin për suspendim, Gashi e ka quajtur të ngutshëm pasi nuk ka pasur hetime në suaza normale dhe nuk është konfirmuar asnjë argument.

Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë
Lexo po ashtu Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë

Postimi i plotë i tij:

Komandant Kristë Gjokaj, epërorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi, oficerët e Policisë së Kosovës Agron Idrizi, Milot Ukaj, dhe Shaban Limani me një veprim të ngutshëm të IPK dhe pa u konfirmuar asnjë argumet, pa hetime në suaza normale të brendshme të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga Drejtori i Policisë së Kosovës.

Ata u suspenduan me një arsyetim të pa vërtetuar, se kinese para një viti gjatë shkëmbimit të zjarrit me grabites që donin ti grabisnin me armë zjarri qytetarët e Gjakovës në mesnate e zunë njerin dhe e rrahen pak si më shumë…!!! Dhe sikur plaqkitja nuk ju mjaftonte krimineleve të natës në Gjakovë, ata donin edhe të vrisnin ketë Policë, Heronj të luftimit të krimit. Këtë oficer të cilët në ndjekje të tyre përmes plumbave të kallashnikovëve të tyre dhe duke ju përgjigjur zjarrit me zjarr, arriten ta zene mjerisht të gjallë njerin prej këtyre krimineleve vrasës.! Dhe ja epilogu pas një viti.

Kriminelet në Liri dhe Komandant Krist Gjokaj me 5 oficer të tij në vend që të dekorohet me medalje për trimëri , ata suspendohen me një veprim të ngutshem të Drejtorit të Policisë së Kosovës se kinse paska rrahur një plaqkitës që donte edhe të plaqkit me armë dhe të mos i pengonte Policia jonë.! Bile ata donin edhe ti vrisnin Policët që hynë në luft me ta..

Kjo ndodhi pas një sygjerimi të pa argumentum të IPK.! Si suspendohen heronjët e Policisë tonë kur ata na mbrojnë nga plaqkitësit vrasëtar, të cilët edhe vet po vriten nga qytetarë te thjeshtë në mbrojtje të shtëpive dhe jetëve të tyre. Kjo do të tejkalohet nga Komandat Kristë Gjokaj dhe oficerët e tjerë, e ju qytetarë të Kosovës pak ma shumë kujdes, dhe ma shumë vetëmbrotje deri sa Krista, Gezimi, Bekimi, Agroni, Miloti dhe Shabani të kthehen të ju mbrojnë përsëri në uniformen e asaj që i besohet më së shumti, Policisë tonë! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori