LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i BE-së thotë se Shqipërisë nuk i hapen negociatat në tetor

Eksperti i BE-së thotë se Shqipërisë nuk i hapen negociatat në tetor

“Shqipërisë nuk ka të ngjarë t’i hapen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian as në tetor”.

Ky është paralajmërimi i ekspertit të njohur europian për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber sipas të cilit skenari më i mundshëm është që në tetor negociatat të hapen vetëm me Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë me Gazetën Si, eksperti me origjinë nga Luksemburgu shprehet se kriza aktuale politike në vendin tonë po shërben si një argument për vende kritike si Franca dhe Holanda dhe po errëson perspektivën evropiane të Shqipërisë.


Bieber është një nga ekspertët me të njohur europianë për Ballkanin Perëndimor dhe është autor i dhjetëra librave dhe artikujve që lidhen me rajonin. Aktualisht Bieber është Koordinator i Grupit Këshillimor të Politikave për Ballkanin në Europë dhe Drejtor i Qendrës për Studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, në Austri.

Eksperti fajëson për gjendjen në të cilën ndodhet vendi të gjitha palët politike, duke i thënë Gazetës Si se qeveria nuk ka ditur si ta trajtojë krizën në vend, ndërkohë që sipas tij opozita ka treguar se është e gatshme të rrezikojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Eksperti europian ka folur me Gazetën Si edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe skenarin për shkëmbimin e territoreve të cilin e konsideron si ide të tmerrshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori