LAJMI I FUNDIT:

Murati: Reciprociteti me Serbinë duhet ta ndihmojë Kosovën Lindore e jo ta dëmtojë atë

Murati: Reciprociteti me Serbinë duhet ta ndihmojë Kosovën Lindore e jo ta dëmtojë atë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se, vendimet që i marrin institucionet e Kosovës në raport me shtetin serb duhet ta kenë parasysh gjithnjë edhe dimensionin e Kosovës Lindore, përkatësisht të shqiptarëve që jetojnë atje dhe të cilët mbijetesën e vetë e realizojnë përmes komunikimit vital me Kosovën.

Murati ka thënë se “vendimi për mosnjohje të pasaportave të Serbisë, ashtu siç e ka pohuar edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve atje, ka goditur rëndë mërgimtarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medveja, të cilët me shumicë udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës dhe të cilët veç kanë pasur probleme këto ditë”.

Tutje në shkrimin e bërë në Facebook Murati  ka shtuar se, reciprociteti në raport me Serbinë përveç për të fuqizuar shtetin e Kosovës duhet të realizohet mbi të gjitha për të ndihmuar shqiptarët në Kosovën Lindore e jo për të vështirësuar edhe më jetën e tyre atje.


Vuqiq thotë se ka presion ndërkombëtar për Kosovën, demanton mediat serbe se Bolton do të vizitojë Beogradin e Prishtinën
Lexo po ashtu Vuqiq thotë se ka presion ndërkombëtar për Kosovën, demanton mediat serbe se Bolton do të vizitojë Beogradin e Prishtinën

Murati ka ftuar institucionet që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për shqiptarët e Kosovës Lindore edhe sa i përket çështjes së udhëtimit me pasaporta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori