LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Barazi Gjinore dënon ashpër vrasjen e gruas në Prizren

Agjencia për Barazi Gjinore dënon ashpër vrasjen e gruas në Prizren

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, ka dënuar ashpër vrasjen e gruas Armenda Aliut në Prizren.

Përmes një reagimi për media, ABGJ thekson se dhuna në familje është një akt kriminal dhe i dënueshëm.

“Akti i tillë dhe aktet tjera të dhunës dhe ngacmimit seksual që kanë ndodhur në këta muajt e fundit janë të papranueshëm për ne si Agjenci por dhe si shoqëri. Aktet e dhunës dhe kryerësit e tyre duhet të dënohen penalisht nga organet e drejtësisë dhe moralisht nga gjithë shoqëria jonë”, thuhet në reagim.


Agjencia për Barazi Gjinore tërheq vëmendjen e institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, komuniteteve, mbarë shoqërisë për prezencën e shtuar të armëve në pronësi të qytetarëve dhe sjelljeve të dhunshme dhe agresive të cilat po rezultojnë në humbjen e jetëve të qytetareve, mos-gëzimin e të drejtave dhe mosrespektimin e dinjitetit, në mënyrë të veçantë të grave, nënave, motrave dhe bijave tona.

Vrasje e rëndë në Prizren, burri vret gruan
Lexo po ashtu Vrasje e rëndë në Prizren, burri vret gruan

“Si Agjenci, mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga bijat dhe bijtë e këtij vendi në përputhje me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me të drejtat e grave”, theksohet ndër tjerash në reagim.

Agjencia gjithashtu shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës dhe siguron të gjithë viktimat e dhunës në familje dhe baza gjinore dhe familjarët e tyre të këtyre muajve të fundit dhe më parë se mbështetja jonë dhe angazhimi ynë në kërkimin dhe sigurimin e drejtësisë nuk do të mungojë.

Për vrasjen e gruas në Prizren kanë reaguar edhe udhëheqësit e shtetit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

Viktima A.A dyshohet të jetë vrarë mbrëmë nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” në Prizren mbrëmë pas orës 23:00, ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi për media.

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se lidhur me rastin është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori